Aktualitet

Delegacioni norvegjez viziton Durrësin: Thellimi i portit synon përmirësimin e kapaciteteve (Foto)

15 Maj 2019, 13:00 Nga DOSJA
Delegacioni norvegjez viziton Durrësin: Thellimi i portit synon

DURRËS– Në kuadër të Ditës së Kushtetutës së Norvegjisë, një delegacion nga ambasada e Norvegjisë në Tiranë dhe Prishtinë, i kryesuar nga Ambasadori Per Strand Sjaastad, vizitoi portin e Durrësit ku u pritën nga Zv. Drejtorja e Përgjithshme Ekzekutive e APD, Sonila Toska.

Ambasadori dhe përfaqësuesit e ambasadës u njohën me kapacitetet, zhvillimet aktuale dhe projektet që po zbatohen në hapësirën portuale. 

 

[sgallery url=”https://dosja.al/delegacioni-norvegjez-viziton-durresin-thellimi-i-portit-synon-permiresimin-e-kapaciteteve-2/”]

 

Ambasadori Per Strand Sjaastad, duke vlerësuar mikpritjen tha se bashkëpunimi me portin e Durrësit, ka marrë udhë edhe mes projektit “Industria detare – një sektor i ri në rritje në Shqipëri”, i cili po financohet nga Norvegjia. Të pranishmit u informuan sa i takon investimit për thellimin e portit, si dhe për projektet që synojnë përmirësimin e kapaciteteve të portit në të ardhmen.

Pjesëtarët e ambasadës, së bashku me ambasadorin Per Strand Sjaastad zhvilluan një vizitë edhe në Terminalin e Mallrave Gjenerale, si dhe në Terminalin e Trageteve.

(a.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet delegacioni norvegjez porti i durresit delegacioni norvegjez porti i durresit

Sondazh

Poll