Aktualitet

Mbërrin në atdhe trupi i Major Tanushit, 16 maji ditë zie kombëtare

  • Pa akrëmortin e të atit, djali i Major Klodian Tanushi shkrehet në vaj
  • Trupi i Majorit ka mbërritur në orën 12:45 me avion ushtarak në Rinas. Familjarë, të afërm dhe ushtarakë e kanë pritur Majorin me lot në sy.
    Përditësuar:

    TIRANË– Ka mbërritur në atdhe trupi i pajetë i major Klodian Tanushi, që ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni. Nesër në orën 10:00 deri në 12:00 do të zhvillohet ceremonia te Muzeu Kombëtar para se të përcillet Majori në banesën e fundit. 

    Familjar, miq, të afërm dhe personalitete të shtetit kanë shkuar në Rinas për të pritur turpin e pajetë të major Tanushit. Mes atyre që kanë shkuar në Rinas, është dhe djali i tij i vogël.

    Pas cermonisë së pritjes në Rinas, trupi i majorit do të shkojë pranë familjarëve dhe nesër nga ora 10:00 – 12:00 do të zhvillohen tek Muzeu Historik Kombëtar homazhet për Dëshmorin e Atdheut major Klodian Tanushi dhe ceremonia shtetërore.

    Menjëherë pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, arkivoli me trupin e major Tanushit do të vendoset në shtrat topi dhe të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do t’i jepet lamtumira e fundit.

     

    Major Klodian Tanushi u plagos më 6 maj në Letoni gjatë një stërvitjeje në Camo Adazi në Letoni. Nga shpërthimi i një bombe, humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj, dhe përveç majorit Tanushi u plagos edhe nëntetari Julian Kapaj.

    Tanushi ndërroi jetë në spital, më datë 10 maj ndërkohë që trupi i nëntetares Hasanaj përcollej për në banesën e fundit, në “Varrezat e Dëshmorëve.”

    Të gjitha ambasadat shqiptarë në vende të ndryshme të botës si SHBA, Kanada, Kosovë, Rumani, Turqi, Bullgari, etj, kanë përcjellë ngushëllimet për humbjen e Nëntetares Hasanaj dhe Major Ranushit.

    (j.v; f.m; a.b & a.s/ dosja.al)

    • 22:04

      Muzikë funebër në sfond dhe me foton e tij në duar, Forca Tokësore nderon Major Tanushin

      Forca Tokësore ka nderuar Major Klodian tanushin që vdiq si pasojë e një shpërthimi mine në Letoni. Me muzikë funebër në sfond dhe me foton e Tanushit në duar, ushtartë shihet të rreshtuar në qëndrimin gati-tu.

      Fotoja e Tanushit shihet e ndarë në katër pjesë dhe ushtarët e bashkojnë sipas ritmit muzikor. Më pas Forca Tokësore ngre një parullë lart ku shkruhet mbiemri Tanushi.

      Këtë video e ka publikuar edhe ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka në profilin e saj në Facebook.

    • 16:28

      LAJM I FUNDIT/ Vdekja e major Klodian Tanushit, 16 maji shpallet ditë zie kombëtare

      LAJM I FUNDIT/ Vdekja e major Klodian Tanushit, 16 maji shpallet ditë zie kombëtare

    • 15:51

      Pa arkëmortin e të atit, djali i Major Klodian Tanushi shkrehet në vaj

      TIRANË– I pranishëm në ceremoninë e pritjes së trupit të pajetë të major Klodian Tanushit, ka qënë edhe djali i tij i madh.

      Gjatë mbërritjes së trupit në aeroportin e Rinasit, 14-vjeçari është shkrehur në lot teksa ka parë arkëmortin në të cilin u soll i ati.

      Në aeroport ndodhej edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila i dha edhe titullin ‘Dëshmor i Atdheut” majorit që humbi jetën gjatë një shpërthimi në Letoni.

    • 13:12

      Mbërrin në Rinas trupi i Majtor Tanushit,familjarët me lot në sy përqafojë njëri-tjetrin

      Familjarët në Rinas

      Tiranë- Sapo ka mbërritur në Rinas, trupi i Major Tanushit i cili mbeti i vrarë gjatë stërvitjes në Letoni.

      Në aeroport ndodhet ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, familjarët dhe prindërit e majorit të ndjerë. Sapo ka mbërritur trupi i pajetë familjarët kanë shpërthyer në lot.Gratë të gjitha të veshur me të zeza, lotojnë teksa shikojnë ceremoninë në nder të Majorit.

    • 12:48

      Përcillet për në Shqipëri trupi i pajetë i Major Klodian Tanushit

      Major Klodian Tanushi

      Komandanti i kontingjentit shqiptar në Letoni, major Klodian Tanushi, i rënë në krye të detyrës në misionin e NATO në vendin baltik, u përcoll me nderimet më të larta ushtarake nga kolegët e tij.

      Efektivë të nëntë vendeve pjesëmarrëse në misionin “enhanced Forward Presence”, përfshirë Letoninë, përcollën në Aeroportin e Rigës arkivolin e mbuluar me flamurin kombëtar, me trupin e major Tanushit, i cili do të transportohet me avion ushtarak në atdhe.

      Trupi i major Tanushit pritet të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza” ditën e mërkurë, ora 12:45, ku do të pritet me nderime ushtarake në, përpara se të dërgohet pranë familjes.
      Homazhet për komandantin e kontingjentit shqiptar në Letoni, do të zhvillohen ditën e enjte në Muzeun Historik Kombëtar nga ora 10:00 – 12:00.

      Pas kryerjes së homazheve dhe ceremonisë shtetërore, major Tanushit do t’i jepet lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do të prehet përjetësisht.

    Shto Koment