Bota

Australia braktis vaksinimin e popullsisë me AstraZenecën, kryeministri: Do të presim dozat e Pfizer

12 Prill 2021, 11:45 Nga DOSJA
Australia braktis vaksinimin e popullsisë me AstraZenecën,

AUSTRALI- Australia ka braktisur qëllimin e saj për të vaksinuar 26 milion popullatat e saj deri në fund të vitit 2021 me vaksinën e AstraZenecës. Reuters shkruan se ky veprim ka ardhur për shkak se shumë vende kanë zgjedhur që të mos vaksinojnë popullsinë nën 50 vjeç me AstraZenecën.

Kryeministri Scott Morrison ka deklaruar se pas heqjes së këtij qëllimi do të vendosin qëllime të tjera, ku dhe do të presin furnizimin e vaksinave nga Pfizer/BioNTechm për të vijuar vaksinimin e popullsisë.

“Ndërsa ne do të dëshironim të shihnim këto doza të përfunduara para fundit të vitit, nuk është e mundur të vendosen objektiva të tillë duke pasur parasysh shumë paqartësi të përfshira”, tha Morrison.

Australia e ka marrë këtë veprim për shkak të raporteve të fundit që dolën nga EMA se mes vaksinës së AstraZenecës dhe mpiksjeve të gjakut ekziston një lidhje.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota astrazeneca scott morrison astrazeneca scott morrison

Sondazh

Poll