Bota

Harry s’mund ta nderojë gjyshin Philip me uniformën mbretërore pasi hoqi dorë nga titujt mbretëror

12 Prill 2021, 09:49 Nga DOSJA

MBRETËRI E BASHKUAR-Pas ndarjes nga jeta në moshën 99-vjeçare e princ Philip homazhet në shenjë nderimi për të janë të shumta.

Një ndër to është edhe veshja me rroba ushtarake gjatë ceremonisë mortore të burrave të familjes mbretërore. Princin Charles dhe Princ William priten të marrin pjesë me veshje regjimentale gjatë ceremonisë por kjo nuk vlen edhe për princ Harry-n.

Kjo për arsye se Princ Harry me heqjen dorë nga roli mbretëror, hoqi automatikisht dorë edhe nga roli i Kapitenit të Pergjithshëm të Marinsave mbretëror dhe dy pozicioneve të tjera ushtarake të trashëguara nga gjyshi i tij, Philip. Kjo tërheqje nuk i jep mundësinë që të veshi uniformën ushtarake në varrimin e gjyshit të tij

Harry nuk ishte kthyer në Britani që kur u largua pak më shumë se një vit më parë. Ajo që i mungoi ceremonisë ishte Meghan Markle, e cila për shkak të shtatëzanisë është këshilluar të mos udhëtojë. Duka dhe dukesha bënë homazhe për të ndjerin duke shkruar: “Në kujtim të Lartmadhërisë së Tij Mbretërore, Duka i Edinburgut 1921-2021 Faleminderit për shërbimin tuaj … Do të na mungojë shumë.”

(o.l./dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota princ harry princ philip princ harry princ philip

Sondazh

Poll

Bota 12 Prill 2021, 09:42

BEOGRAD- Politikani serb dhe kryetari i Partisë Socialiste serbe, LSV, Nenad Çanak ka deklaruar sot se Kosova nuk është Serbi, një deklaratë kjo që ka ha...