Bota

Konflikti Rusi-Ukrainë, zëdhënësi i Kremlinit: Askush nuk do të shkojë drejt luftës, nuk është e pranueshme 

12 Prill 2021, 11:07 Nga DOSJA
Konflikti Rusi-Ukrainë, zëdhënësi i Kremlinit: Askush nuk do

RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se Rusia nuk kërkon që të nisë një luftë me Ukrainën. Globaltimes shkruan se Peskov ka thënë se Rusia nuk ka qënë kurrë pjesë për një luftë mes vendeve, por që shqetësohet për fatin e rusëve që jetojnë në juglindje të Ukrainës.

“Askush nuk do të shkojë drejt një lufte dhe askush nuk pranon fare ndonjë mundësi të një lufte të tillë. Rusia kurrë nuk ka qenë palë në këtë konflikt (midis Kievit dhe kryengritësve në Donbass). Por Rusia gjithmonë ka thënë se nuk do të mbetet indiferente ndaj fatit të folësve rusë që jetojnë në juglindje të Ukrainës,“tha Peskov.

Rusia dhe Ukraina janë në një konflikt, për shkak se 4 ushtarë ukrainas humbën jetën në 26 mars pas bombardimeve nga separatistët rus. Që nga 26 marsi mes dy vendeve ka pasur incidente të vogla gjatë gjithë kohës.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota dmitry peskov rusi-ukraine dmitry peskov rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Bota 12 Prill 2021, 09:42

BEOGRAD- Politikani serb dhe kryetari i Partisë Socialiste serbe, LSV, Nenad Çanak ka deklaruar sot se Kosova nuk është Serbi, një deklaratë kjo që ka ha...