Bota

Sulmi në Iran, Netanyahu u përgjigjet akuzave nga Teherani: Ne jemi fuqi rajonale dhe globale

12 Prill 2021, 10:00 Nga DOSJA
Sulmi në Iran, Netanyahu u përgjigjet akuzave nga Teherani: Ne jemi

IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu u është përgjigjur akuzave të Teheranit për sulmin kibernetik që ndodhi në një fabrikë bombardimesh në Iran. Ansa shkruan se Netanyahu ka thënë se lufta kundër Iranit dhe metastazave të tij është një detyrë e madhe. Ai ka thënë se Izraeli është një fuqi e madhe rajonale dhe globale.

“Lufta kundër Iranit dhe metastazave të tij, kundër armëve të Teheranit, është një detyrë e madhe. Situata siç ekziston sot nuk ekziston domosdoshmërisht nesër. Ne jemi sigurisht një fuqi rajonale, por në një farë mënyre edhe globale. Unë shpresoj për të gjithë ne që ju të vazhdoni të mbani shpatën e Davidit në duart tuaja,’ tha ai.

Ditën e djeshme një sulm kibernetik u raportua në Iran në një fabrikë bombardimesh. Sipas mediave iraniane pas këtij sulmi është Izraeli.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota benyamin netanyahu sulmi kibernetik ne iran benyamin netanyahu sulmi kibernetik ne iran

Sondazh

Poll

Bota 12 Prill 2021, 09:42

BEOGRAD- Politikani serb dhe kryetari i Partisë Socialiste serbe, LSV, Nenad Çanak ka deklaruar sot se Kosova nuk është Serbi, një deklaratë kjo që ka ha...