Bota

Vajtimit të Britanisë i bashkohet edhe ishulli Paqësor! Fiset Vanuatu mbajnë zi për vdekjen e ‘zotit’ të tyre, Princ P

12 Prill 2021, 10:03 Nga DOSJA
Vajtimit të Britanisë i bashkohet edhe ishulli Paqësor! Fiset

BRITANI– Ndërsa Britania vajton për vdekjen e Princit Philip, atyre u bashkohet një komunitet fisnor në një ishull të Paqësorit.

Për dekada  me radhë, dy fshatra në ishullin Tanuat të Vanuatuan kanë respektuar Dukën e Edinburgut si një figurë shpirtërore të ngjashme me zotin, shkruan BBC.

Një periudhë zyrtare zije po zhvillohet tani dhe shumë njerëz të fiseve janë mbledhur ditën e sotme në një ceremoni për të kujtuar Princin Philip.

Lidhja midis njerëzve në ishullin Tanna dhe njerëzve anglezë është shumë e fortë … Ne po dërgojmë mesazhe ngushëllimi për Familjen Mbretërore dhe popullin e Anglisë,” tha udhëheqësi i fisit Shefi Yapa.

Në javët e ardhshme, fshatarët do të takohen periodikisht për të kryer rite për dukën, i cili shihet si një “pasardhës i ricikluar i një shpirti ose zoti i fuqishëm që jeton në një nga malet e tyre”, thotë antropologu Kirk Huffman i cili ka studiuar fiset që nga vitet 1970.

Ata do të zhvillojnë vallëzim ritualistik dhe do të shfaqin kujtime të Princit Philip, ndërsa burrat do të pinë kava, një pije ceremoniale e bërë nga rrënjët e bimës kava.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota fiset vanuatu vdekja e princ philip fiset vanuatu vdekja e princ philip

Sondazh

Poll

Bota 12 Prill 2021, 09:42

BEOGRAD- Politikani serb dhe kryetari i Partisë Socialiste serbe, LSV, Nenad Çanak ka deklaruar sot se Kosova nuk është Serbi, një deklaratë kjo që ka ha...