Bota

Lirohen masat ne Greqi, hapen shkollat e mesme pas 5 muajsh mësimi online

12 Prill 2021, 10:18 Nga DOSJA
Lirohen masat ne Greqi, hapen shkollat e mesme pas 5 muajsh mësimi online

GREQI- Shkollat ​​e mesme të Greqisë u rihapën sot pas një mbyllje pesë-mujore për të frenuar infektimin nga Covid. The Guardian shkruan se me hapjen e shkollave do të merren masa paraprake në mënyrë që të mos ketë shpërthimit të Covid-19.

Disa nga masat që do të marren janë kontrollimi i studentëve dhe profesorëve me teste Covid-i çdo të hënë dhe të enjte. Mensat do të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa pushimi mes orëve do të shkallëzohet në mënyrë që të mos krijohen turma të mëdha njerëzish. Gjithashtu nxënësit dhe mësuesit e kanë të detyruar që të mbajnë maska.

Nëse një test do të rezultojë pozitiv, personi duhet të karantinohet për 48 orë. Testi i dytë nëse del pozitiv nxënësi duhet të karantinohet për 14 ditë.

Në Greqi nxënësit e shkollave të mesme kanë bërë mësim online që nga 7 nëntori deri tani.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni hapen shkollat ne greqi lirohen masat anti-covid hapen shkollat ne greqi lirohen masat anti-covid

Sondazh

Poll

Bota 12 Prill 2021, 09:42

BEOGRAD- Politikani serb dhe kryetari i Partisë Socialiste serbe, LSV, Nenad Çanak ka deklaruar sot se Kosova nuk është Serbi, një deklaratë kjo që ka ha...