Bota

Ndërhyrja në zgjedhjet e 25 prillit, PDK kritikon Kurtin: Është e papranueshme, në këto 20 ditë nuk kemi patur qeverisje

12 Prill 2021, 10:44 Nga DOSJA
Ndërhyrja në zgjedhjet e 25 prillit, PDK kritikon Kurtin:

KOSOVË- Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kritikuar qeverinë Kurti për qeverisjen e deri tanishme të vendit. Në një deklaratë për mediat, ai ka thënë se Kurti ka dështuar me menaxhimin e pandemisë si dhe nuk ka shpalosur asnjë plan qeverisje.

Tahiri gjithashtu Kurti po krenohet me 25 mijë vaksinat donacion nga COVAX të siguruara nga qeverisja e kaluar. Ai u shpreh se Kurti në prioritet ka të bëjë fushatë zgjedhore për kandidatët e VV-së në Shqipëri dhe jo të merret me përgjegjësitë e vendit të vetë.

“Në këto rrethana pandemie çdo qytetarë ka nevojë të llogarisë në qeverinë e vendit të tij. Për këto 20 ditë kemi pasur qeveri, por s’kemi pasur qeverisje e as plan për qeverisje. Kjo është mungesë e përgjegjësisë, aftësisë dhe njohurive Që nga dita kur Albin Kurti është bërë kryeministër janë shënuar 14 mijë e 986 raste me covid-19, vetëm në këto 20 ditë 212 qytetarë kanë humbur jetën. E vetmja gjë që ka bërë Kurti ka qenë një urdhër për izolim për qytetarët përderisa ministrat e deputetët e tij kanë dalë në Shqipëri për të bërë fushatë. Kurti është vaksinuar vetë dhe ai ndihet komod me faktin se ka pranuar 25 mijë vaksina donacion, ndihmë kjo e siguruar nga qeverisja e kaluar por nuk ka ndërmarrë asgjë për të siguruar edhe një numër të madh të vaksinave. Ne jemi të shqetësuar që përkundër këtyre prioriteteve urgjent, Kurti e konsideron më të rëndësishme të bëjë fushatë për kandidatët e tij që marrin pjesë në zgjedhjet e prillit në Shqipëri. Po i bëjmë thirrje që të tërhiqet nga fushata zgjedhore në Shqipëri, sepse për 20 ditë me të ndërrua jetë 212 qytetarë si pasojë e COVID-19 dhe me i ik përgjegjësisë është e papranueshme”, u shpreh Tahiri.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora abelard tahiri albin kurti pdk vv abelard tahiri albin kurti pdk vv

Sondazh

Poll

Bota 12 Prill 2021, 09:42

BEOGRAD- Politikani serb dhe kryetari i Partisë Socialiste serbe, LSV, Nenad Çanak ka deklaruar sot se Kosova nuk është Serbi, një deklaratë kjo që ka ha...