Bota

Përurohet mozaiku për nder të shqiptarëve të dëbuar nga Kosova në 1999-ën, gruaja që u bë simbol i eksodit: Më kujtoh

12 Prill 2021, 09:37 Nga DOSJA
Përurohet mozaiku për nder të shqiptarëve të

KOSOVË- Mozaiku për nder të qytetarëve të larguar nga Kosova në vitin 1999 është përuruar në Bllacë. Gjatë ceremonisë së përurimit të mozaikut morën pjesë rreth 50 persona për shkak të pandemisë.

“Ky është muri i kujtimeve tona, që përfaqëson dhembjen e 440 mijë njerëzve që kaluan këtu në vitin 1999 pas krizës humanitare dhe ndërhyrjes së forcave progresive për të ndaluar zhdukjen e një popullsie të tërë”, u shpreh përfaqësuesi i fushatës së refugjatëve, Jahja Luka.

Në qendër të mozaikut është gruaja Sherife Ljuta, e cila duket se po i jep gji foshnjes së saj. Në ceremoninë e përurimit ajo vetë me të bijën morën pjesë, ku dhe i hoqën perden muralit. Ajo tha se atë ditë i kujtohet shumë mirë se çfarë ndodhi dhe se si shumë përsona e përjetuan keq këtë largim.

“Më kujtohet atë ditë, me vajzën në krahët e mi, mijëra refugjatë që ecnin të lodhur, pa ngrënë ose pa pirë dhe unë me vajzën (time) në krahë, duke e ushqyer me gji, në një udhëtim pa ndërprerje”, u shpreh ajo.

Në vitin 1999 rreth 850 mijë shqiptarë nga Kosova u larguan nga vendi i tyre dhe u detyruan të braktisnin shtëpitë e tyre gjatë luftës me Serbinë.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora jahja luka mozaiku ne bllace sherife ljuta jahja luka mozaiku ne bllace sherife ljuta

Sondazh

Poll