Aktualitet

12 Prill 2021, 09:41 Nga DOSJA

FIER– Elisabeta Lamaj 30 vjeçe, dhe banuese në Ballsh ka gjetur vdekjen të shtunën në maternitetin e Fierit ku kishte shkuar për të sjelllë në jetë fëmijën e saj të dytë. Ngjarja e rëndë është bërë publike vetëm sot, dy ditë pasi e reja ka ndërruar jetë.

Lamaj është paraqitur në maternitetin e Fierit bashkë me familjarët e saj dhe ka bërë spinalen, (gjilpëra për të përgatitur gruan para lindjes). Sapo ka bërë spinalen, gruaja është ndjerë keq, dhe mjekët kanë parë gjendjen e rëndë të saj.

Ata e futën në sallën e operacionit dhe aty 30-vjeçarja ndërroi jetë, ndërsa mjekët më pas u përqëndruan për të shpëtuar jetën e foshnjes. Bebja e porsalindur, një vajzë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Trupi i 30-vjeçares i është nënshtruar autopsisë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së saj, ndërkohë që familjarët kanë hedhur akuza ndaj mjekëve për neglizhencë. Ata pretendojnë se mjekët nuk janë kujdesur mjaftueshëm për të renë, dhe se për këtë arsye ajo ka ndërruar jetë. Familjarët kanë bërë edhe kallëzim në polici për mjekët.

Pas kallëzimit që kanë bërë në polici për neglizhencën e mjekëve, familjarët shprehen se bluzat e bardha në metrnitetin e Fierit, fillimisht u kanë thënë se Lamaj ka pësuar trombozë, ndërsa më pas u kanë thënë se ka pësuar atak kardiak.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet fier mallakaster vdes 30 vjecarja ne maternitetin e fierit fier mallakaster vdes 30 vjecarja ne maternitetin e fierit

Sondazh

Poll