Aktualitet

U kishte borxh para, dy të rinjtë në Vlorë marrin peng 27-vjeçarin dhe e dhunojnë, arrestohen nga policia

12 Prill 2021, 08:11 Nga DOSJA
U kishte borxh para, dy të rinjtë në Vlorë marrin peng

VLORË– Dy të rinj, me inicialet S. K., 20 vjeç dhe A. M., 23 vjeç, banues në Vlorë kanë marrë peng dhe kanë dhunuar për 30 minuta 27-vjeçarin me inicialet A. I.. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se të rinjtë e kanë marrë peng dhe e kanë dhunuar 27-vjeçarin në shtëpinë e 20-vjeçarit, pasi ai u kishte para borxh dhe nuk ua kishte kthyer.

Më pas ata u vunë në praga. Dy të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Njoftimi i policisë Vlorë

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

S.K., 20 vjeç dhe A. M., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar fizikisht shtetasin A. I., 27 vjeç, banues në Vlorë, të cilin e kanë mbajtur përreth 30 minuta në banesën e shtetasit S. K., me pretendimin se i kishte borxh shtetasit A. M., një sasi lekësh të cilën ende nuk ia kishte shlyer. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona ne vlore merret peng 27-vjecari ne vlore vlore arrestohen dy persona ne vlore merret peng 27-vjecari ne vlore vlore

Sondazh

Poll