Avokatët Besimaj e Çakrani padisin Ujësjellësin dhe OSHEE-në në Vlorë: Janë punësuar njerëz për qëllime elektorale,
12 Prill 2021, 08:47Nga DOSJA
VLORË– Avokatët Arjon Besimaj dhe Kujtim Çakrani kanë depozituar një kallëzim penal në prokurorinë e Vlorës një kallëzim penal për Ujësjellësin dhe OSHEE-në në këtë qytet, pasi pretendojnë se në këto dy institucione janë punësuar njerëz për qëllime elektorale.
Në shkresën e mëposhtme, të cilën dy avokatët ia kanë drejtuar prokurorisë, avokatët shtojnë se punësimet janë bërë me kushtin që familjarët e personave të punësuar do të votojnë forcën politike në pushtet, që është Partia Socialiste. Avokatët Besimaj dhe Çakrani kërkojnë nisjen e një verifikimi duke ushtruar edhe një kontroll në bankat e nivelit të dytë ku marrin edhe pagën punonjësit e këtyre institucioneve.
Sipas avokatit Cakrani, personat e punësuar nuk kanë lidhje fare me ujësjellës kanalizimet në Vlorë apo me OSHEE-në dhe nuk janë të përgatitur për një punë në këto zyra. Sipas tij, prokuroria e Vlorës duhet të verifikojë punësimet e tre muajve të fundit
“Kemi rënë në dijeni të faktit se Drejtuesit e institucionit të Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Vlorë, kohët e fundit dhe në vijim deri në momentet e këtij kallëzimi kanë punësuar dhe vazhdon të punësojnë në mënyrë të kundraligjshme individë duke anashkaluar çdo procedurë të parashikuar nga Kodi i Punës,”– thuhet në padi.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
DURRËS– Policia ka bllokuar aktivitetin e njësisë administrative në zonën e kënetës. Serjan Mazreku, zyrtari i Bashkisë Durrës ka dhënë dorëheqjen pa...
TIRANË–Pedagogu i njohur Artan Fuga është shprehur kundër restaurimit të monumenteve kulturore, duke thënë se nuk duhen ribërë nga e para. Përmes një shkri...
TIRANË– Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Tiranë, pranë rrugës së Durrësit. Pas përplasjes, një makinë ka përfunduar në trotuar e më pas ka g...
TIRANË– Imunologu Genc Sulçebe rekomandoi përdorimin e vaksinës kineze. Teksa ishte i ftuar në ‘Abcnews’ ai u shpreh se dhe pse vaksina kineze ka nj...
MIRDITË– Një 48-vjeçar i identifikuar si Besnik Paci dhe tre persona të tjerë janë vënë në pranga nga policia në Mirditë pasi akuzohen se kanë marrë...
KOSOVË- Rreth 29 mijë qytetarë të Kosovës, gjatë dy ditëve të fundit, më 10 dhe 11 prill, kanë kaluar kufirin e Kosovës në drejtim të Shqipërisë, konfirmoj...
TIRANË– Java e dytë e muajti prill do të nisë me diell mirëpo do të pasohet me reshje shiu dhe me vranësira. Kështu ka bërë të ditur drejtuesja e zyrës Ope...