Aktualitet

NGJARJA/ Grabitet me armë karburanti në Krujë, policia arreston dy autorët, kushërinj me njëri-tjetrin, shpallet në kërk

12 Prill 2021, 08:53 Nga DOSJA
NGJARJA/ Grabitet me armë karburanti në Krujë, policia arreston

KRUJË– Vjedhja me armë në një karburnt në Krujë është zbardhur ditën e sotme nga policia. Në pranga kanë rënë dy autorët ndërkohë që janë shpallur në kërkim një tjetër bashkëpuntor i tyre. Policia e shtetit me anë të një njoftimin zyrtar bën të ditur se janë sekuestruar një armë zjarri, mjete dhe veshje të cilat janë përdorur nga autorët gjatë vjedhjes. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, tek Ura e Gjolës, Arrameras, Fushë Krujë, ku disa persona të maskuar dyshohet se nën kërcënimin e një arme zjarri kanë marrë një sasi vlere monetare në një pikë karburanti dhe janë larguar. Por “arratia” me paratë e vjedhura nuk ka zgjatur shumë pasi janë arrestuar dy nga tri autorët, si dhe u shpall në kërkim njëri prej tyre. Në pranga kanë rënë: S. Ç., 30 vjeç, banues në Nikël, Krujë, Z. Ç., 17 vjeç, banues në fshatin Verjon, Krujë. Në kërkim u shpall A. Ç., 17 vjeç, banues në Fshatin Verjon, Krujë.

NJOFTIMI I PLOTE:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjola”.Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vjedhja me armë në një pikë karburanti në Krujë.Arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë, mjeti dhe veshjet e përdorura nga autorët gjatë vjedhjes.

Në orët e para të mëngjesit, tek Ura e Gjolës, Arrameras, Fushë Krujë, persona të maskuar dyshohet se nën kërcënimin e një arme zjarri kanë marrë një sasi vlere monetare në një pikë karburanti dhe janë larguar.

Si rezultat i vlerësimit maksimal të kësaj ngjarjeje, punës profesionale operative dhe hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, u bë i mundur sigurimi i informacioneve dhe provave, të cilat kanë çuar në zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.

Bazuar mbi provat e siguruara, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor “Gjola”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

S. Ç., 30 vjeç, banues në Nikël, Krujë, Z. Ç., 17 vjeç, banues në fshatin Verjon, Krujë, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Ç., 17 vjeç, banues në Fshatin Verjon, Krujë (kushërinj me njëri-tjetrin). Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, automjetin dhe veshjet e përdorura nga këta shtetas në momentin e ngjarjes.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

(a.b;f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet vjedhja e karburantit vjedhja ne krije vjedhja e karburantit vjedhja ne krije

Sondazh

Poll