Aktualitet

Nis sot vaksinimi i personave mbi 60 vjeç, prioritet kanë ata me sëmundje kronike, dhjetëra të moshuar vihen në radhë në

12 Prill 2021, 08:05 Nga DOSJA
Nis sot vaksinimi i personave mbi 60 vjeç, prioritet kanë ata me

TIRANË– Sot nis vaksinimi masiv për grupmoshat nën 65 vjeç dhe mbi 60 vjeç, siç u lajmërua një ditë më parë nga ministrja Ogerta Manastirliu. Në sheshin “Skënderbej”, ende pa u hapur çadrat, të moshuarit kanë nxituar që të vihen në radhë për të marrë dozën e parë të vaksinës kineze.

Të grumbulluar pranë çadrave, pa ruajtur as distancën sociale, dhjetëra të moshuar kanë nxituar të shkojnë në shesh. Praprakisht, që të marrin dozën e vaksinës, ata duhet të regjistrohen pranë mjekut të familjes për ditën dhe orën e vaksinimit.

Prioritet në këtë grupmoshë do të kenë ata që kanë sëmundje kronike, më pas të tjerët.

Shqipëria është në një fazë më të lehtë të situatës me COVID19. Numri i të shtruarve në spitale ka rënë dhe po ashtu numri i të infektuarve. Dje u shënuan 360 raste të reja dhe 6 viktima, ndërsa edhe vaksinimi po ecën me ritme të shpejta. Deri më tani janë vaksinuar rreth 250 mijë qytetarë përfshirë bluzat e bardha, policët dhe mësuesit.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet nis vaksinimi masiv ne shqiperi nis vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll