Politike

PARALAJMËRIMI nga Presidenca, Tedi Blushi poston foto nga spitali Psikiatrik: Rama ka bërë dhomën gati, përballjes me Metë

11 Prill 2021, 17:51 Nga DOSJA
PARALAJMËRIMI nga Presidenca, Tedi Blushi poston foto nga spitali

TIRANË– Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i ka dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama në lidhje me artikullin për përdorimin e të dhënave të 900 mijë votuesëve, ku ishte përcaktuar qartë “kahu” politik i gjithësecilit. Blushi shkruan se skenari i tjetërsimit të votave iu zbulua, duke e paralajëruar edhe për një përballje me presidentin Meta. Ndërkohë postimin e tij e ka shoqëruar me një foto të spitalit psikiatrit të Vlorës, duke shtuar se kreu i qeverisë ka rezervuar një dhomë pas zgjedhjeve.

I sëmuri i Surrelit, që tmerrohet nga afrimi i 25 Prillit e ka bërë gati edhe dhomën ku do të shtrohet më 26 Prill, në kërkim të rrethanave lehtësuese për vjedhjet kriminale, që u ka bërë shqiptarëve. Në mungesë të kartelës mjekësore, Damjan Qameti, por dhe Çimkat e tjerë, e dinë shumë mirë vendin ku do të përfundojnë! Skenari i tjetërsimit të vullnetit të vlonjatëve është zbuluar dhe përvëluar bashkë me Çimkat e Damian Qametit.
Ora e gjykimit popullor po afron! Përballjes me Presidentin Meta nuk i shmangeni dot!
Së shpejti do takohemi te Sheshi i Flamurit! Presidenti Meta, si përherë, në krye të mbrojtjes së zgjedhjeve dhe rendit kushtetues! Vlora do t’ja bëjë fora!,”-shkruan Blushi. 

Një skandal është zbuluar sot nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur të gazetarëve si Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Mero Baze, Fatos Lubonja, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Arjan Cani e Eni Vasili, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike investigimi i lapsi.al skandali me te dhenat personale zgjedhjet 25 prill 2021 investigimi i lapsi.al skandali me te dhenat personale zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll