Sport

“Jam krenar që do të luaj për…”! Babain nga Serbia dhe mamaja nga Shqipëria, futbollisti i Monacos zgjedh përfaqësue

11 Prill 2021, 10:05 Nga DOSJA
“Jam krenar që do të luaj për…”! Babain nga

FRANCË-Dejan Kuzmanovic është një yll në rritje. 17-vjeçari është pjesë e Monacos në Francë dhe po shkëlqen me ekipin e të rinjëve. Cilësitë e lojtarit nuk diskutohen, por e veçanta e lojtarit është se babai i tij është me origjinë nga Serbia, ndërsa nëna e tij me origjinë nga Shqipëria, por lindur dhe rritur në Francë.

Gjyshërit nga babai lojtari i ka nga Serbia, ndërkohë që ai vetë dhe babai i tij kanë lindur në Francë. Dejan Kuzmanovic ka zgjedhur që të përfaqësojë origjinën e babait, ndërsa vendimi i tij për zgjedhjen e Serbisë është shpërndarë edhe nga faqja zyrtare e Monacos. Sa i përket fjalëve të Kuzmanovic, origjina e nënës nuk figuron askund.

“U rrita me dy prindër që vinin nga shtete dhe kultura të ndryshme. Ndihem serb në gjak dhe i rritur si një francez. Jam krenar për rrënjët e mia dhe është krenari që të luaj për Serbinë”, u shpreh Kuzmanovic për faqjen zyrtare të Monaco.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport dejan kuzmanovic monaco dejan kuzmanovic monaco

Sondazh

Poll

Sport 10 Prill 2021, 17:16

Duro: “Nuk i shfrytëzuam rastet që patëm”

LAC – Shpëtim Duro, trajneri i Laçit, pas ndeshjes me Vllazninë që skuadra e tij e barazoi 0-0 në shtëpi, ka folur në emisionin “Gol pas Goli” në Supersp...