Sport

Martini: “Ne shohim objektivin tonë jo të skuadrave që kemi pas”

10 Prill 2021, 17:12 Nga DOSJA
Martini: “Ne shohim objektivin tonë jo të skuadrave që kemi

FIER – Edi Martinin sigurisht që e kënaq së tepërmi suksesi me Apoloninë, për faktin i jep kryesimin Teutës, me trajnerin shkodran që shmang komentet për rezultatet e rivalëve.
“Mendoj se është merita jonë më shumë, që Apolonia nuk pati raste. E kishim përgatitur shumë mirë ndeshjen dhe e kishim vlerësuar maksimalisht. U mundova të zëvendësoja lojtarët që kishim më shumë minuta, për t’i pasur gati për Kupën. Ne shikojmë vetëm ndeshjet tona, nuk më intereson se çfarë bëjnë ekipet që janë pas nesh.
E rëndësishme është puna në stërvitje. Grinta dhe dëshira e lojtarëve për fitore, të lënë pa fjalë. Ne nuk jemi të kënaqur kur humbim topin. Lojtarët meritojnë komplimente, pasi po bëjnë shumë mirë.”
Kampionat dhe Kupë: “Jemi për fitimin e Kupës dhe titullit. Në këto momente po kalojmë një formë të mirë, do të luftojmë për të dyja. Fati ynë i mirë është që kemi rreth 20 lojtarë, të cilët mund t’i aktivizojmë.
Rivalët: “Të gjithë ekipet janë shumë të mira. Në këtë moment duhet të jemi të qetë dhe të jemi me këmbë në tokë. Në Shkodër kemi një shprehje: “Të hyftë vetja në qejf…” Duhet të jemi të përqendruar.”
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll