Sport

Teuta ngjitet vetë e para dhe zhyt Apoloninë më tepër në fund

10 Prill 2021, 16:35 Nga DOSJA

FIER– Teuta merr kryesimin e kategorisë Superiore e vetme, pas fitores 2-0 ndaj Apolonisë në Fier. Skuadra durrsake mori tre pikët e rradhës falë golave të Lorenco Vilës dhe Dejvi Bregut. Ishte minuta e 19-të kur zhbllokohet rezultati nga Vila për skuadrën e drejtuar nga Edi Martini.

Ndërkohë që në pjesën e dytë Dejvi Bregu shënoi golin që fiksoi fitoren 2-0 të “Djemve të Detit”, duke i dhënë mundësi të shkëputet 2 pikë nga Vllaznia.


B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll