Sport

VIDEO/ Kartoni i kuq i Ibrahimovic nuk i prish punë Milanit, skuadra e Piolit fiton ndaj Parma-s dhe konsolidon vendin e dytë

10 Prill 2021, 18:11 Nga DOSJA
VIDEO/ Kartoni i kuq i Ibrahimovic nuk i prish punë Milanit, skuadra e

ITALI– Milan fiton dhe blindon vendin e dytë. Në javën e 30-të të Serisë A kuqezinjtë fitojnë ndaj Parmës në Tardini me shifrat 1-3. Fillimisht Milan e nisi mirë takimin dhe me eufori. Në minutën e 8-të Rebic do të shënonte golin e avantazhit pas asistit të dhënë nga Ibrahimovic.

Po në pjesën e parë, pikërisht në minutën e 44-të Kessie do të shënonte golin e dytë që në një farë mënyre sikur mbylli llogaritë e ndeshjes. Ibrahimovic në të 60-tën, do të ndëshkohej me karton të kuq për protesta.

Parma u mundua të rikthehej rivalizuese, goli i Gagliolos sikur ndezi shpresën e vendasve, por Leao vetëm disa sekonda para përfundimit të ndeshjes shënoi golin e tretë. 8 pikë larg Interit të vendit të parë, me zikaltrit që do të luajnë nesër ndaj Cagliarit.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport ibrahimovic milan parma ibrahimovic milan parma

Sondazh

Poll