Sport

Duro: “Nuk i shfrytëzuam rastet që patëm”

10 Prill 2021, 17:16 Nga DOSJA
Duro: “Nuk i shfrytëzuam rastet që patëm”

LAC – Shpëtim Duro, trajneri i Laçit, pas ndeshjes me Vllazninë që skuadra e tij e barazoi 0-0 në shtëpi, ka folur në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Tekniku ka analizuar paraqitjen e skuadrës së tij, kundër një rivali që kërkon të fitojë titullin kampion.

“Paraqitja ishte e mire, veç 10 minutave të para që pati pak tension. Ishim kundër një rivali direkt dhe nuk është e lehtë. Në këto ndeshje ka 3-4 raste, i patëm. Këto situata duhet të zgjidhen për të fituar ndeshjen. Rasti i Harmon ishte i mirë. Po çalojmë në finalizim”.

“Ndeshja me Partizanin ka kaluar, aspekti fizik ndikoi në atë ndeshje. Mesfushorët i kanë luajtur të gjitha ndeshjet, pasi kemi pasur edhe mungesa. Nuk kanë qenë mirë në dy ndeshjet e mëparshme, kurse sot bënë ndeshje shumë të mirë. Kur kjo ndodh Laçi ka pamje tjetër. Pas tre ditësh kishim ndeshjen me Tiranën dhe pati ndikim, në aspektin fizik”.

“Harmon e nxorra në 10 minutat e fundit, ishte lodhur. Xhixha futet në linjat dhe doja freski në krahun e djathtë. Normalisht duhet edhe kujdes, pasi ndeshjet me rivalët direkt të bëjnë të rrëshqasin. Më mirë barazim me rivalët, se të humbësh”.

“Vllaznia, vetëm në fillim jo, u mbrojt dhe donte të shfrytëzonte hapësirat. Ishim të kujdesshëm kur ata kundërsulmonin. Duhet të shënonim në rastet e paraqitura. Ata e dinë forcën e Laçit dhe kjo ishte arsyeja pse kishin ardhur për një pikë”.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll