Sport

VIDEO/ Union Berlin i bën nder Bundesligës, bllokon Bayern Munich dhe rihap kampionatin

10 Prill 2021, 17:05 Nga DOSJA
VIDEO/ Union Berlin i bën nder Bundesligës, bllokon Bayern Munich dhe

GJERMANI– Në javën e 28-të të Bundesligës Bayern Munich është ndalur në shtëpi nga Union Berlin. Ndeshja e luajtur në Allianz Arena përfundoi me rezultatin 1-1. Në minutën e 68-të bavarezët do të kalonin në avantazh me Musialan, por 5 minuta nga përfundimi i takimit Ingvartsën për Union Berlin do të barazonte shifrat.

Kampionët në fuqi ndodhen në vendin e parë në kuotën e 65 pikëve, por ky barazim i ka shërbyer Leipzig që ka fituar 4-1 ndaj Ëerder Bremen dhe tani sheh kreun vetëm 5 pikë larg. Fitore me “poker” edhe për Eintracht Frankfurt, që ka mundur 4-3 Ëolfsburg-un në shtëpi.

Përsëri në gol Andre Silva, i cili mban vendin e dytë në renditjen e golashënuesve me 23 realizime, 12 më pak se Leëandoëski kryesues dhe dy më shumë se Haaland, i cili do të zbresë në fushë pak më vonë me Dortmund-in.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport bayern munich bundesliga union berlin bayern munich bundesliga union berlin

Sondazh

Poll