Sport

VIDEO/ Gola,spektakël dhe emocione! “El Classico” i prodhon të gjitha por fitues në Real Madrid-Barcelona është…

10 Prill 2021, 21:07 Nga DOSJA
VIDEO/ Gola,spektakël dhe emocione! “El Classico” i prodhon

SPANJË– Real Madrid-Barcelona ishte ndeshja e javës së 30-të të La Ligas. “El Classico” që prodhoi gjithçka! Kartona, gola, emocione por në fund ishte Real Madrid që triumfoi me shifrat 2-1. Ndeshja zhvilluar në stadiumin “Alfredo di Stefano” foli fillimisht për madrilenët të cilët në pjesën e parë shënuan dy herë.

Benzema në minutën e 13-të do të zhbllokonte rezultatin, ndërsa Kross në harkun e një goditje dënimi do të shënonte në të 28-tën, falë edhe devijimit të mbrojtësit të Barcelonës. Shifrat 2-0 bëri që skuadra e Zidane të administronte me pjekuri rezultatin. Mingueza për katalanasit do të shkurtonte diferencat.

Kur takimi po shkonte drejt fundit, Casemiro merr kartonin e dytë të verdhë duke lënë Real Madrid për 5 minuta në inferioret numerik, e madje në minutën e 93-të, 18-vjeçari Moriba  mund të kishte barazuar shifrat,por traversa i mohoi golin mesfushorit të Barcelonës. Vendi i parë për Real Madrid në kuotën e 66 pikëve, në pritje të rezultatit të Atletico Madrid që do të luajnë ditën e dielë ndaj Real Betis.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport barcelona real madrid barcelona real madrid

Sondazh

Poll