Aktualitet

Vrasje makabre në Dibër, nusja qëllon vjehrrën 74-vjeçare me thikë dhe fsheh krimin: I dhimbte koka ndaj ulëriti (NGJARJA

11 Prill 2021, 08:49 Nga DOSJA
Vrasje makabre në Dibër, nusja qëllon vjehrrën

DIBËR- Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Dibër, ku Miranda Markja, 44  vjeçe, banuese në fshatin Burrim, Maqellarë, ka qëlluar për vdekje me thikë vjehrrën e saj Naile Markja, 74 vjeçe. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se e moshuara ka ndërruar jetë në vend, ndërsa nusja është tashmë në prangat e policisë me akuzën e vrasjes me dashje.

Si ndodhi krimi i rëndë?

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku jashtë shtëpisë ku jetonin bashkë nusja me vjehrrën dhe me djalin e saj (bashkëshortin e autores), ndodheshin disa fëmijë që po luanin. Dëshmitarët i thanë policisë se Miranda i tha fëmijëve që dëgjuan ulërimat se të moshuarës i dhimbte koka, prandaj kishte ulëritur. Më pas, për mbi 6 orë trupi i pajetë i Naile Markjas ka qendruar i mbuluar me gjak në shtëpi. Ka qenë djali i saj, i cili është kthyer në shtëpi pas pune që ka zbuluar krimin dhe ka njoftuar policinë.

Konfliktet e mëparshme

Por kjo nuk ishte hera e parë që familja Markja kishte këto probleme. Banorët e zonës kanë thënë se vjehrra ka kërkuar disa herë urdhër mbrojtje për nusen dhe sipas tyre konfliktet kanë qenë të vjetra dhe për motive banale. Nusja dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa pritet të dalë para gjykatës për të rrëfyer edhe shkakun që e detyroi ti merrte jetën vjehrrës së saj.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nusja miranda markja naile markja vrasje me thike ne diber arrestohet nusja miranda markja naile markja vrasje me thike ne diber

Sondazh

Poll