Aktualitet

U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 40-vjeçari në Korçë

11 Prill 2021, 07:14 Nga DOSJA
U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm kundrejt

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me strukturat e SHÇBA-Korçë, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. B., 40 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore dhe SHÇBA-së në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Libonik, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Ford”, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll