Aktualitet

Dhunoi policët të cilët ndërhynë për të shuar konfliktin, arrestohet 41-vjeçari me precedent të mëparshëm penal në K

11 Prill 2021, 06:47 Nga DOSJA
Dhunoi policët të cilët ndërhynë për të shuar

ERSEKË – Një 41-vjeçar nga Erseka është arrestuar ditën e djeshme nga policia pasi kundërshtoi me dhunë uniformat e policisë.

41-vjeçari O.M., me precedent të mëparshëm penal, ishte duke u konfliktuar me një person tjetër dhe në momentin që policët tentuan ta shoqëronin në komisariat, kundërshtoi me dhunë punonjësit e rendit publik.

I arrestuari rezulton një person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës, kundër shëndetit të personit dhe kundër autoritetit të shtetit.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë

Kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë të cilët ndërhynë për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të çastit, vihet në pranga 41-vjeçari me precedent të mëparshëm penal.

Procedohet për “Dëmtime të tjera me dashje” edhe kushëriri i tij, i cili u përfshi në konflikt.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. M., 41 vjeç, banues në Ersekë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës, kundër shëndetit të personit dhe kundër autoritetit të shtetit), si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 20 vjeç, banues në fshatin Taç, Kolonjë.

Këta shtetas, në fshatin Rehovë, pasi janë përfshirë në një konflikt fizik me shtetasin V. Sh., gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit, shtetasi O. M., ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë të rendit publik.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 41 vjecari ne erseke arrestohet 41 vjecari ne erseke

Sondazh

Poll