Aktualitet

Merr flakë garazhi i një pallati në Tiranë, zjarrëfiksja në ‘luftë’ me flakët, evakuohen banorët

11 Prill 2021, 06:16 Nga DOSJA
Merr flakë garazhi i një pallati në Tiranë,

TIRANË– Garazhi i një pallati në Tiranë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:30, në rrugën “Fadil Deliu” në Tiranë.

Shërbimet e zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve si dhe neutralizimin e zjarrit. Shkaqet e zjarrit ende nuk janë zbuluar nga grupi hetimor. Fatmirësisht huk ka të lënduar, vetëm dëme materiale, ku shumë makina të cilat ndodheshin të parkuara, janë djegur plotësisht. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:30, në rrugën “Fadil Deliu” ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati.

Sherbimet e zjarrëfikses dhe sherbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve si dhe neutralizimin e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne tirane zjarr ne tirane

Sondazh

Poll