Aktualitet

Banorët në Mirditë protestë për ndërtimit të HEC-it! Bllokojnë Rrugën e Kombit, ndërhyn Policia, 33 të shoqëruar, me

11 Prill 2021, 08:29 Nga DOSJA
Banorët në Mirditë protestë për ndërtimit të

MIRDITË– 33 qytetarë, aktivistë dhe gazetarë janë shoqëruar në Polici pasi protestuan kundër ndërtimit të një HEC-i dhe fabrike uji në Thirrë dhe Sang të Mirditës. Mesditën e sotme, banorët e zonës të mbështëtur edhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë bllokuar për disa minuta rrugën e Kombit me qëllim tërheqjen e vëmendjes në tubimin e tyre.

Ata kanë kërkuar nga qeveria që të anulohet kontrata për ndërtimin e objekteve në lumë me pretendimin se do të sillte dëme. Banorët dhe mbështetësit e kaozës së tyre,u mblodhën pranë Tunelit të Thirrës dhe me pankata në duar marshuan drejt kantierit të ndërtimit, ndërsa pretendojnë se kompania u ka falsifikuar dokumentat. 

Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë tubimin, duke shoqëruar në Komisariat disa prej qytetarëve, 16 aktivistë të LVV dhe gazetarin Preng Gjikola, i cili po raportonte tubimin.  Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka reaguar zyrtarisht për shoqërimet, duke e konsideruar sulm politik ndaj forcës së tyre, duke shtuar se e gjitha është e padrejtë pasi protesta ka qenë paqësore.

Ata kanë dënoncuar se kandidati për deputet Iliaz Shehu është qëlluar nga një efektiv policie, ndërsa brenda në Komisariat po u bëjnë presion për të nënshkruar deklarata të pavërteta, teksa u kanë mohuar edhe të drejtën e një avokati. 

Kjo është protesta e dytë në harkun kohor të 10 ditëve të banoreve të fshatrave Thirre dhe Sang, ndërsa kanë depozituar dhe një kallëzim penal ne prokurori për falsifikim të firmave.

Protesta e parë e banorëve të zonës u zhvillua më 1 prill, me pretendimin se kompania “Sang1” kishte falsifikuar firmat në dokumentet ligjore nga banorët e fshatit, duke kërkuar ndërhyrjen e SPAK. Ndërkohë punimet për ndërtimin e hidrocentralit kanë nisur që në gusht të 2020-ës. Nga projekti preken rreth 500 banorë të zonës, të cilët rrezikohen që të mbesin pa ujë të pijshëm.

(k.m/kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen aktivistet e vv hidrocentrali ne sang preng gjikola proteste ne mirdite arrestohen aktivistet e vv hidrocentrali ne sang preng gjikola proteste ne mirdite

Sondazh

Poll