Aktualitet

Rihapja e garës për hetues në BKH, Ambasada e SHBA thirrje për aplikime

11 Prill 2021, 07:46 Nga DOSJA
Rihapja e garës për hetues në BKH, Ambasada e SHBA thirrje

TIRANË– Ambasada Amerikanë në Tiranë ka bërë thirrje për aplikime pasi Byroja Kombëtare e Hetimeve ka njoftuar për hapjen e  aplikimeve për hetues.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së ka bërë  thirrje që të aplikojnë personat që përmbushin kriteret e vendosura nga BKH-ja.

Postimi i Ambasadës Amerikane:

Ambasada bën me dije se: BKH-ja po kërkon gra dhe burra nga një gamë e gjerë prejardhjesh profesionale, të cilët mund të përmbushin standardet e tyre të larta të zhdërvjelltësisë mendore dhe aftësisë fizike, të ngjashme me ato të FBI.

“Keni ëndërruar gjithnjë të bëheni si një nga agjentët e FBI-së? A mendoni se keni atë që duhet? Tani është mundësia juaj! Byroja Kombëtare e Hetimeve ka hapur një tjetër thirrje aplikimesh për hetues.

BKH-ja po kërkon gra dhe burra nga një gamë e gjerë prejardhjesh profesionale, të cilët mund të përmbushin standardet e tyre të larta të zhdërvjelltësisë mendore dhe aftësisë fizike, të ngjashme me ato të FBI  https://bit.ly/3fXfDGY.

Bashkohuni me këtë skuadër elitare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Nëse keni aplikuar në raundin e parë, aplikoni përsëri! Përvoja juaj, aftësia për t’u përmirësuar dhe dëshira për të shërbyer vetëm do t’ju ndihmojnë. Aplikoni tani!”

(kle.mu./dosja.al0

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane aplikime per hetues bkh ambasada amerikane aplikime per hetues bkh

Sondazh

Poll