VIDEO/ ‘Boshatisën’ magazinat në Cërrik, arrestohet 35-vjeçari i akuzuar për vjedhje! Shpallet në kërkim bash
11 Prill 2021, 08:27Nga DOSJA
ELBASAN– Një 35-vjeçar i akuzuar për vjedhje është ndaluar nga policia e Shtetit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. PSH bën me dije se është arrestuar E.U, banues në Elbasan si dhe është shpallur në kërkim D.K, po ashtu banues në qytet. Ata akuzohen se dje kanë vjedhur disa vegla pune në një magazinë, ndërsa kanë tentuar gjithashtu të marrin edhe para në banesën e K.K. Më 6 korrik 2020 ata kanë vjedhur vegla pune në një tjetër banesë në Cërrik.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Cërrik Zbardhen disa vjedhje të ndodhura në qytetin e Cërrikut, ndalohet nga Policia autori i dyshuar, shpallet në kërkim autori tjetër. Në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin E. U., 35 vjeç, banues në Elbasan. Si dhe u shpall në kërkim D. K., 32 vjeç, banues në Elbasan dhe po punohet për kapjen e tij.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se ditën e djeshme, në fshatin Floq, Cërrik, kanë vjedhur disa vegla pune në magazinën në pronësi të shtetasit E. R. Po ditën e djeshme, në fshatin Trunxh, Cërrik, këta shtetas dyshohen se kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit K. K. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të një vjedhjeje tjetër, konkretisht:
Më datë 06.07.2020, në fshatin Linas, Cërrik, dyshohen se kanë vjedhur disa vegla pune në banesën e shtetasit P. Sh. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një automjet dhe vegla pune të vjedhura. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
(F.g/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
DURRËS- Informacione të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin anti-drogë që u zhvillua dje në portin e Durrësit dhe u finalizua me sekuestrimin e 143 ...
TIRANË– Ambasada Amerikanë në Tiranë ka bërë thirrje për aplikime pasi Byroja Kombëtare e Hetimeve ka njoftuar për hapjen e aplikimeve për hetues.Pë...
TIRANË– Garazhi i një pallati në Tiranë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:30, në rrugën “Fadil Deliu” në Tiranë.Sh...
SHBA– Të dhënat që lidhen me COVID-19 zgjojnë interesim të madh të njerëzve kudo në botë. Informacioni i ndihmon njerëzit të parandalojnë infektimin. Një ...
SHQIPËRI – Mbi vendin tonë ditën e sotme do të mbizotërojë një mot i kthjellët. Mesdita dhe pasditja parashikohet që të sjellin kalime vranësirash n...
ELBASAN– Zbardhet ngjarja në Elbasna! Dosja.al ka mësuar se ngjarja që u raportua sit ë shtëna me armë zjarri në lagjen ‘Brigada 17 sulmuese’, në fakt ish...