Sport

Josa: “Një fitore qetësie, por patëm edhe fat”

10 Prill 2021, 17:01 Nga DOSJA
Josa: “Një fitore qetësie, por patëm edhe fat”

KAMEZ – Mirel Josa u shfaq i kënaqur në intervistën për Gol pas Goli pas fitores që arriti Kukësi i tij në transfertën ndaj Kastriotit në Kamëz. Fitore me 3 gola që riktheu qetësinë në kampin verilindor, me Josën që e analizoi kështu suksesin.
“Fitore qetësie. Është një fitore bindëse për ne, ndeshja mund të kishte marrë rrjedhojë tjetër nëse Kastrioti do të shënonte rastin e pastër që pati në pjesën e dytë. Goli i parë që shënuam na ndihmpoi për qetësinë e skuadrës dhe mënyrën si do të sulmonim. Kemi bërë momente loje të mirë, por kemi luajtur edhe shumë dobët. Sot ishim më tepër efikas sesa në ndeshjet e tjera. Më intereson vazhdimësia, nuk flas për pozicionin në renditje. Më intereson kompaktësia e grupit”.
“Janë të gjithë ndeshje të forta, janë ndeshje që i kemi kaluar. Nuk ka diferenca të mëdha mes ndeshjeve, nëse je i përkushtuar gjatë gjithë javës në përgatitjen e një ndeshje. Lojtarët duhet të kenë kompaktësi, në stërvitje dhe ndeshje.Nuk mund të them që lojtarët nuk kanë qenë të impenjuar, por ka munguar besimi. Do ishin prishur disa ekuilibra nëse do shënonte gol Kastrioti. Edhe ne do të prishnim ekuilibrat, do të tentonim të sulmonim. Patëm edhe fat.Tafa bëri mrekullinë në dy raste rresht, por edhe ne humbëm rast të pastër me anë të Ibraimit në pjesën e parë. Ishin faza të ndryshme të lojës që e përcaktuan ndeshjen. Pas shënimit të golit, ne e qetësuam ndeshjen dhe ishim më të qartë”.
“Unë e jetoj ekipin gjithë javës. Janë disa probleme të klubit, ne si staf duhet të jemi shumë të përgjegjshëm, se çfarë duhet të bëjnë lojtarët dhe ne. Duhet të jetë një zinxhir që nuk duhet të ketë këputje, po u këput zinxhiri nuk lidhet më.
Probleme pagash? Pyesni drejtuesit. Djemtë ishin përgatitur për të dhënë maksimumin gjatë gjithë javës. Ecuria do të tregojë gjithçka në të ardhmen, ecuria jonë dhe e klubit“, përfundoi trajneri i ekipit verilindor.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll