Sport

VIDEO/ Fitore për “infarkt”, Liverpool prek zonën Champions vetëm në sekondat e fundit

10 Prill 2021, 16:37 Nga DOSJA
VIDEO/ Fitore për “infarkt”, Liverpool prek zonën

ANGLI– Liverpool rikthehet ai i mëparshmi. Skuadra angleze merr fitoren e tretë rradhazi në kampionat dhe aktualisht është në vendin e katërt, por Chelsea dhe West Ham kanë një ndeshje më pak për të zhvilluar. Kundër Aston Villa-s “The Reeds” fitojnë vetëm në frymën e fundit me shifrat 2-1.

Takimi u zhbllokua në fundin e pjesës së parë nga Ollie Ëatkins, që befazoi vendësit me një goditje të saktë brenda zones. Gjithsesi, “The Reds” e gjetën golin e barazimin me Salah në minutën e 57-të që shtyu drejt portës topin kthyer nga portieri pas tentativës së Robertson.

Liverpool e kërkoi me ngulm golin e fitores dhe e gjeti në minutën e parë shtesë me Trent Alexander-Arnold, që I dha një sinjal edhe trajnerit të Anglisë, Southgate, që e ndoqi nga afër këtë takim.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport liverpool liverpool

Sondazh

Poll