Aktualitet

PARALAJMËRIMI PËR ATENTAT/ Kokaina në Portin e Durrësit, Artan Hoxha: Vlen 19 milionë euro, me to bën dhe 84 mandate parla

10 Prill 2021, 19:34 Nga DOSJA
PARALAJMËRIMI PËR ATENTAT/ Kokaina në Portin e Durrësit,

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar se 143 kilogramë kokainë që u sekuestruan në Portin e Durrësit kapin vlerën e 19 milionë eurove në treg. Në një portim në rrjetet sociale, Hoxha shton se kjo shifër garanton në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit edge 84 mandate pa u lodhur fare.

Ndër rreshta, Hoxha shton se uron që ata që kanë humbur ngarkesat e fundit të kokainës siç ishte kjo e sotmja dhe 45 kilogramë që u sekuestruan paraditen e 1 prillit, të mos jenë mërzitur aq shumë saqë të urdhërojnë atentatin e radhës, duke lajmëruar ngjarje të frikshme.

“Kokaina e kapur brenda 10 diteve te fundit në Durres, ka nje vlere tregu prej 19 milione eurosh. Nje shifer e majme per te garantuar ne zgjedhjet e 25 prillit, jo 74 mandate, por edhe 84 mandate parlamentare pa u lodhur fare…

Besoj se ata, qe kane humbur dy ngarkesat e fundit te kokaines, te mos jene stresuar aq shume, sa te urdherojne atentatin e radhes… Per ata, qe u jane premtuar para në shkembim të votes. Mos harroni ti merrni parate para se te votoni, sepse po i late per mbas votimit??!! Ka shkuar keq puna, ben vaki dhe nuk i merrni fare,”- shkruan Hoxha.

Mesditën e sotme u sekuestraun 143 kg kokainë të futura në një konteiner me banana që vinte nga Ekuadori.  Për ngjarjen në fjalë janë vënë në pranga të dy aksionerët e kompanisë që priste ngarkesën me banane të konteinerit që erdhi nga Ekuadori. Ata janë Klajdi Xibraku dhe Erion Peti. Ndërsa janë shoqëruar edhe punonjës të tjerë të kompanisë, për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha sekuestrohen 143 kg kokaine ne portin e durresit artan hoxha sekuestrohen 143 kg kokaine ne portin e durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Prill 2021, 18:44

TIRANË– Pakot e 143 kilogramëve kokainë që u sekuestruan pasditen e sotme në Portin e Durrësit, nuk kishin vetëm mbishkrime në gjuhën spanjolle. Përve&cced...