Aktualitet

E zhdukur prej 6 muajsh, Google publikon të dhënat e para nga raporti që po bën për 19-vjeçaren shqiptare: I fshinë gjurm

10 Prill 2021, 18:32 Nga DOSJA
E zhdukur prej 6 muajsh, Google publikon të dhënat e para nga raporti

GREQI- Google ka publikuar të dhënat e para mbi zhdukjen e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, Artemis Vasili. Thepressroom shkruan se sipas raportit të Google, të dhënat elektronike të Artemis janë fshirë.

“Duket se personi që i fshiu ato dinte të zhdukte gjurmët elektronike të telefonit të saj celular”, tha ekspertja Vassilios Georgopoulos.

Ndërkohë që avokati i çështjes Stavros Georgiou ka deklaruar se ky rast të hetohet edhe nga Depatramenti i Krimeve kundër Jetës.

“Ne zyrtarisht kërkuam, me kërkesën tonë drejtuar Prokurorit, që çështja jonë të hetohet nga Departamenti kompetent i Krimeve kundër Jetës së Sigurimit të Atikës,” tha avokati i saj.

Artemis Vasilis u largua nga shtëpia rreth 6 muaj më parë. Familjarëve u tha se do shkonte për të dhënë një intervistë pune në një dyqan lodrash të njohur në Koropi, por sipas hetimit të policisë, Artemis kurrë nuk shkoi në “Jumbo”. Sipas familjes së saj, Artemis kishte takuar një 24-vjeçar që kishte njohur përmes Facebook, por vetë djali nuk ka pranuar të ketë pasur lidhje me zhdukjen e saj.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet artemis vasilis artemis vasilis

Sondazh

Poll