Aktualitet

Kokaina në Portin e Durrësit, policia nxjerr njoftimin zyrtar: Janë arrestuar të dy administratorët e kompanisë, droga ish

10 Prill 2021, 17:53 Nga DOSJA
Kokaina në Portin e Durrësit, policia nxjerr njoftimin zyrtar:

TIRANË– Policia e Shtetit ka publikuar njoftimin zyrtar për sekuestrimin e 143 kilogramëve kokainë në Portin e Durrësit. Në njoftim thuhet se janë vënë në pranga 2 administratorët e kompanisë pritëse të ngarkesës me banana, Klajdi Xibraku dhe Erion Peti. Policia shton se droga ishte nisur nga porti i GUAYAQUIL në Ekuador dhe kishte kaluar tranzit në portin “GIOIA TAURO”, Itali​, me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Tiranë. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi nga Policia e Shtetit.  Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta. Finalizohet operacioni​ policor i koduar “EL MEJOR”. Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe Drejtoria Vendore e Kufirit​, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat doganore dhe autoritetin portual Durrës. Hetimet po drejtohen nga prokurorë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe prokurorë të SPAK-ut. Sekuestrohen rreth 143 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë. Arrestohen në flagrancë 2 administratorët e kompanisë pritëse të ngarkesës me banane.

Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe hetimet e kryera se në një kontenier fshihej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kokainë, në bashkëpunim me autoritetet doganore​ dhe portuale, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “EL MEJOR”.

Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në një kontenier të ngarkuar me banane, i cili ishte nisur nga porti i GUAYAQUIL në Ekuador dhe kishte kaluar tranzit në portin “GIOIA TAURO”, Itali​, me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Tiranë, me administratorë shtetasit E. P. dhe K. X., shërbimet policore dhe ato doganore gjetën të fshehura në tavanin e kontenierit​, pako të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar kokainë me peshë totale 143 kilogramë. Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit K. X., 30 vjeç dhe E. P., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet erion peti klajdi xibraku sekuestrohen 143 kg kokaine ne portin e durresit erion peti klajdi xibraku sekuestrohen 143 kg kokaine ne portin e durresit

Sondazh

Poll