Aktualitet

Ky është Erion Peti, administratori i firmës që është shpallur në kërkim për 200 kg drogë që u gjetën në konteineri

10 Prill 2021, 16:37 Nga DOSJA
Ky është Erion Peti, administratori i firmës që

TIRANË– Personi që shikoni në foto është Erjon Peti, ortaku i kompanisë “Masabi Fruits”, brenda konteinerëve të saj u gjetën 200 kg kokainë në Portin e Durrësit.Peti është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi SPAK ka lëshuar fletë-arresti për të.

Ai foli pak më herët për News24, dhe tha se nuk kishin fare lidhje me drogën por që prej pesë vitesh merrnin fruta në njëjtën mënyrë. Hetimet vijojnë dhe janë në duart e SPAK.

Droga, 200 kg kokainë, u sekuestrua në një konteiner në Portin e Durrësit që kishte për destinacion kompaninë “Masabi fruits” në Kombinat të Tiranës. Konteineri ishte i mbushur me banane dhe vinte nga Ekuadori.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet erion peti klajdi xibraku sekuestrohen 200 kg kokaine ne portin e durresit erion peti klajdi xibraku sekuestrohen 200 kg kokaine ne portin e durresit

Sondazh

Poll