Përfshirja e Ballukut në protestën e kontrollorëve, gazetarja Mirilda Tili: S’e linte krimi i tenderit për larjen e makin
TIRANË– Gazetarja Mirilda Tli ka komentuar përfshirjen e ministers së Infrastrukturës Belinda Balluku në protestën e kontrollorëve. Në një status në profilin e saj, gazetarja Tili shkruan se në fakt Albcontrol është në varësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, por Ballukun, nuk e linte ‘krimbi’ i tenderit për larjen e makinës 20 herë në muaj, tenderi i check up për punonjësit në spitalin privat me një super mal me euro që ka bërë vetë ministrja në kohën që ka qenë drejtoreshë e këtij institucioni.
Tili shton më tej se edhe çështja e pagave të kontrollorëve është shumë e komentuar. Sipas gazetares, pa kontrollorët nuk fluturon dot askush dhe nuk mund të krahasohen as me doganierët apo mjekët që janë të lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me ryshfetin.
Një pyetje nga salla.
A po e shijon Damian Gjiknuri, minën në dorën e Belinda Ballukut? Në fakt asnjëherë nuk e kuptova se pse u përfshi në këtë vorbull, sepse ministria e saj nuk është përgjegjëse për gjendjen financiare të Albcontrol. Ky institucion është në varësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. Apo nuk e linte krimbi i tenderit për larjen e makinës 20 herë në muaj. Apo tenderi i check up për punonjësit në spitalin privat me një super mal me euro. (lekët kanë dalë nga moda) Të gjitha këto në kohën që ka qenë vetë drejtoreshë. Tjetra, dhe që më bën nervin kaçurrel është patetizmi dhe histeria se pse paguhen aq sa paguhen kontrollorët. Besoj e morët vesh, se pa ta nuk arrini të fluturoni dhe as të keni sigurinë e jetës. Kjo me siguri nuk ju mjafton sepse i krahasoni me mjekët, kontrollorët e kalimit tokës, se i krahasoni me të gjithë të tjerët, që medemek na na bëkan punë heroike dhe se paguhen më pak.
Në fakt gjithë të tjerët janë shumë më të mirë paguar. Sepse të gjithë ata janë të lidhur drejt për së drejti me ryshfetin dhe mitmarrjen. Mos më thoni që mjekët janë heronj, sepse të gjithë e dinë se sa iu ka kushtuar edhe kurimi i një gripi si covid- 19. Të gjithë e dimë se si bëhen emërimet nëpër dogana dhe se si është gjendja financiare e çdo punonjësi dogane, nga titullari dhe deri tek inspektori i dorës së fundit. Ndaj boll ju lutem, se duke bërë histerinë për pagën e tyre, i hapet rruga dhe oreksi KM për të turqizuar gjithçka dhe opozita jonë debile dhe e paaftë të bëjë sehir duke pritur që turqizmi do t’ju forcojë llogaritë bankare. Fryni sytë kur çdo gjë të jetë vilajet turk. Kur të vijë ai moment, unë do të qaj në japonisht, sepse isha e paaftë të ndaloja këtë marri. P.S ky status është i ndaluar për militantët e çdo partie.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Sondazh
E zhdukur prej 6 muajsh, Google publikon të dhënat e para nga raporti që po bën për 19-vjeçaren shqiptare: I fshinë gjurm
GREQI- Google ka publikuar të dhënat e para mbi zhdukjen e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, Artemis Vasili. Thepressroom shkruan se sipas raportit të Goog...
Kokaina në Portin e Durrësit, policia nxjerr njoftimin zyrtar: Janë arrestuar të dy administratorët e kompanisë, droga ish
TIRANË– Policia e Shtetit ka publikuar njoftimin zyrtar për sekuestrimin e 143 kilogramëve kokainë në Portin e Durrësit. Në njoftim thuhet se janë vënë në ...
“El mejor”, pamjet nga operacioni që sekuestroi 143 kg kokainë, droga ishte ngjitur me shkumë poliuretani në tavanin e k
DURRËS– Janë publikuar pamjet nga kokaina e gjetur dhe e sekuestruar mesditën e sotme në Portin e Durrësit. Siç shihet edhe në videon e policisë së ...
FOTOT/ Me qen antidrogë, policia shkon për kontroll në magazinat e “Masabi fruits”, brenda koteinerit të saj u gjetën 2
TIRANË– Forcat e policisë kanë shkuar në Kombinat në magazinat e kompanisë ‘Masabi fruti’, në konteinerin e të cilës u gjetën dhe u sekuestruan 200 k...
Digjet mjeti në aksin Cërrik-Gramsh, makina shpërtheu në flakë, personat që ndodheshin brenda shpëtojnë mrekullisht
GRAMSH– Një makinë është djegur në aksin Cërrik-Gramsh pasditen e sotme. Dosja.al ka mësuar se mjeti ka qenë në ecje, dhe brenda tij ka pasur persona, në ...
Rama i promovon si zonë turistike, qytetarët dalin në protestë për Kanionet e Nivicës: Është e paligjshme që hapen kant
TEPELENË- Qytetarët e Tepelenës dhe aktivistë të shumtë kanë dalë sot në protesë në Kanionet e Nivicës për shkak të landfillit për larjen e zhavorrit dhe a...
Ky është Erion Peti, administratori i firmës që është shpallur në kërkim për 200 kg drogë që u gjetën në konteineri
TIRANË– Personi që shikoni në foto është Erjon Peti, ortaku i kompanisë “Masabi Fruits”, brenda konteinerëve të saj u gjetën 200 kg kokainë në Portin...
Arrestohet Klajdi Xibraku, një nga aksionerët e kompanisë “Masabi Fruits”, brenda konteinerëve të saj u gjetën 200 kg
DURRËS– Klajdi Xibraku, një nga aksionerët e kompanisë “Masabi Fruits”, brenda konteinerëve të saj u gjetën 200 kg kokainë në Portin e Durrësit është...
MSH: 6 viktima dhe 360 raste të reja me Covid-19 në vend
TIRANË– 6 viktima dhe 360 të infektuar, ky është bilanci i 24 orëve të fundit nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë...