Aktualitet

10 Prill 2021, 18:44 Nga DOSJA

TIRANË– Pakot e 143 kilogramëve kokainë që u sekuestruan pasditen e sotme në Portin e Durrësit, nuk kishin vetëm mbishkrime në gjuhën spanjolle. Përveç logove ‘El mejor’ (më e mira) ku ishte stampuar edhe fotoja e narkotrafikantit Pablo Escobar dhe “El vjejon” (Plaku), mbi këto pako ishte stampuar edhe një tjetër fjalë në polandisht.

Bëhet fjalë për fjalën “Brater” që në gjuhën shqipe do të thotë vëlla. Ky emër e fut edhe Poloninë në këtë lojë trafiku droge, por ende nuk dihen detaje të mëtejshme.

Për ngjajen në fjalë janë vënë në pranga të dy aksionerët e kompanisë që priste ngarkesën me banane të konteinerit që erdhi nga Ekuadori. Ata janë Klajdi Xibraku dhe Erion Peti.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet erion peti klajdi xibraku sekuestrohen 143 kg kokaine ne portin e durresit erion peti klajdi xibraku sekuestrohen 143 kg kokaine ne portin e durresit

Sondazh

Poll