Aktualitet

Rama i promovon si zonë turistike, qytetarët dalin në protestë për Kanionet e Nivicës: Është e paligjshme që hapen kant

10 Prill 2021, 16:43 Nga DOSJA
Rama i promovon si zonë turistike, qytetarët dalin në

TEPELENË- Qytetarët e Tepelenës dhe aktivistë të shumtë kanë dalë sot në protesë në Kanionet e Nivicës për shkak të landfillit për larjen e zhavorrit dhe asfaltit që është ndërtuar nga një kantier ndërtimi rruge. Në videon e siguruar nga Dosja.al shihen qytetarët dhe banorët e zonës të cilët i kanë kërkuar qeverisë që të marrë masa për kantierin pa leje të ndërtimit të rrugëve, që është ngritur atje pasi po dëmton shumë banorët dhe të gjithë zonën. Banorët në fjalën e tyre gjithashtu thanë se nuk e dinë se çfarë po bëhet në ndërtimin e kantierit që kanë ngritur atje. Banorët thanë se kanë bërë disa protesta për këtë gjë dhe nuk kanë marrë asnjë zgjidhje deri tani. Ata gjithashtu deklaruar se disa ditë më parë takuan Ministrin e Brendshëm, Blendi Çuçi, ku i kërkuan zgjidhje për situatën, edhe pse ky i fundit i la pa përgjigje.   

“Kjo firmë që po ndërtohet është kulishi i Saliut. Se ata nuk kanë liçencë, për të bërë vepra, këtë rrugë që bëhet e ka turku me sa na kanë thënë. Shikojeni si është bërë, zhavorri ka dalë i gjithë. Dua tu them të gjithë pushtetarëve, Ministrit të Brendshëm Çuçit që jemi rrahur këtu si gomari, se paralliu, ai që ka paranë të vret sot. Se nuk na kanë lënë gjë, nuk kemi më ujë, pyjet, të gjitha mbetjet që kanë grumbulluar i kanë hedhur në lumë. Kjo është gjendja e fshatit tonë. E kemi patur fshat turistik. Këtu nuk ka më asgjë, delet, lopët nuk kullosin, bletët janë zhdukur, peshqit dhe betkoskat janë shfarrosur. Edi Rama të kthej kokën këtej nga ne, se nuk e ka fajin ai, e kanë fajin varësit e tij. Ministri i Brendshëm disa ditë më parë nuk na dha asnjë zgjidhje për këtë, por tha se do e shikojnë nëse është i paligjshëm. Po ata duhet ta heqin.               

Neve vajtëm 1 vit e gjysmë që kemi kërkuar dokumentet e rrugës dhe ato janë false. Ne nuk ka i kanë fajin as Edi Rama as Sali Berisha e ka fajin pushteti qendror këtu që jep dokumenta pa qënë ne këtu. I marrin inertet këtu dhe nuk i dimë se ku i çon, kemi kapur Ministrin Çuçi dhe kryetarin e Bashkisë dhe ata nuk na kanë dhënë zgjidhje. Vijnë fëmijët këtu dhe nuk dimë ku t’i çojmë pasi këtu nuk rrihet.  

Firma ka ardhur këtu për ndërtimin e rrugës, dhe kanë hapur një kantier pa leje këtu duke ndërtuar një fandfill brenda saj për larjen e zhavorrit dhe për bërjen e asfaltëve. Kjo leje është e paligjshme dhe se kjo fabrikë është e dëmshme për fshatin. kemi mbi 1 vit që kërkojmë zgjidhje se nuk po marrim asnjë përgjigje. Ne kemi bërë disa protesta dhe deri tani nuk është bërë asgjë për të marrë masa. I kemi humbur shpresat”, thanë banorët e zonës ndër të tjera . 

Kryeministri Edi Rama ka përmendur jo pak herë Kanionet e Nivicët. Në vizitat e tij në bujtinat e kësaj zone, kreu i qeverisë tha se aty është një mrekulli natyra dhe se ajo mrekulli do të kthehet në një burim të ardhurash për njerëzit që banojnë aty, duke ftuar turistë. Kjo nënkupton zhvbillimin e zonës me bujtina dhe struktura por pa cënuarn ambientin. Një kantier ndërtimi nuk është pika më e fortë e një vendi që kërkon turistë.

(I.A/dosja.al) 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet blendi çuçi fabrike inertesh kanionet e nivices protestë blendi çuçi fabrike inertesh kanionet e nivices protestë

Sondazh

Poll