Aktualitet

Protestë për qentë në Sheshin Skënderbej, aktivistët: Kemi gati kallëzimin penal për Veliajn dhe AMK-në, fajtorët të

9 Prill 2021, 11:21 Nga DOSJA
Protestë për qentë në Sheshin Skënderbej,

TIRANË- Një protestë kundër vrasjes së qenve nga ana e Bashkisë Tiranë është zhvilluar mesditën e sotme në sheshin Skënderbej. Dhjetra aktivistë të angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të kafshëve i kanë bërë thirrje autoriteteve të hetojnë atë që ka ndodhur përgjatë javëve të fundit me trajtimin e qenve endacakë kryesisht në Tiranë. Aktivistët u dakordësuan për të depozituar një kallëzim penal në ngarkim të Agjencisë së Mbrojtjes së Kafshëve, AMK dhe Bashkisë Tiranë.

“Do ta çojmë protestën deri në fund, deri në hapjen e një strehe për qentë. Jeta e tyre nuk respektohet, vriten në mënyrë makabre. Fajtorët të dënohen. Do të firmosim një kallëzim penal për këtë vepër makabre, për këtë tregim horror. Do ti shkojmë deri në fund, i pëlqen apo si pëlqen kryetarit të bashkisë, drejtësia do të flasë. Dosjet janë aty, provat janë aty. Në kallëzim penal kërkuam të merret parasysh kjo kërkesë. Të pezullohet puna në spital dhe të ndalojnë punë ata që kanë gisht në vrasjen e qenve”, -është shprehur një nga aktivistet e pranishme në protestë. 

Prej ditësh një revoltë ka nisur në rrjetet sociale kundër kryebashkiakut Erion Veliaj dhe autoriteteve në varësi të tij. Disa raste të publikuara ku pretendohet se qentë e rrugës janë vrarë me acid kanë nxitur reagime të shumta. Aktivistët kërkojnë drejtësi për mbi 14 mijë qenë, që sipas tyre janë vrarë nga Bashkia. Ndërkohë që Veliaj i ka mohuar akuzat dhe pretendon se bashkia ka bërë detyrën. Në protestë kanë marrë pjesë edhe personazhe të njohur si Roza Lati, Dorina Mema dhe Besa Kokëdhima.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet protesta per qente 9 prill 2021 protesta per qente 9 prill 2021

Sondazh

Poll