Aktualitet

Rënia e rasteve! Mbyllet spitali Covid4 në Tiranë, pacientët do kurohen te Covid 1 & 2

9 Prill 2021, 10:07 Nga DOSJA
Rënia e rasteve! Mbyllet spitali Covid4 në Tiranë, pacientët

TIRANË– Spitali Covid4 në kryeqytet është mbyllur. Shkak është bërë rënia e rasteve të personave që janë infektuar me Covid.

Pacientët që kishte ky spital, do shkojnë tek Covid-1 dhe Covid-3. Ndërkohë janë akoma aktive edhe dy spitale Covid.

Gazetari Erjon Skëndo bën të ditur se dhe urgjencat kanë pësuar rënie. Nga 1 deri më 7 prill ka pasur mesatare ditore, 280 pacientë të infektuar në ditë, edhe shkalla e pozitivitetit ka rënë në 11 për qind.

Shqipëria futet sot në ditën e 13-të të fillimit të procesit të vaksinimit masiv. Qeveria shqiptare ka siguruar deri më tani vaksinat Pfizer, AstraZeneca, ajo ruse Sputnik V dhe ajo kineze Sinovac. Deri më tani janë vaksinuar 232 379 persona. Deri më sot është bërë imunizimi i bluzave të bardha, mësuesve, personaliteteve dhe të moshuarit kanë marrë dozën e parë. Ndërkohë ka nisur edhe vaksinimi i policëve e gazetarëve si dhe i farmacistëve.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllet covid 4 mbyllet covid 4

Sondazh

Poll