Aktualitet

Reduktimi i pagave, sot seanca e kontrollorëve të Rinasit në Gjykatën Civile

9 Prill 2021, 10:30 Nga DOSJA
Reduktimi i pagave, sot seanca e kontrollorëve të Rinasit në

TIRANË– Gjykata Civile pritet të shqyrtojë sot padinë e kontrollorëve ndaj kompanisë “Albcontrol”. Seanca ka nisur sot që në orën 12:30.

Kontrollorët e trafikut ajror, depozituan një padi në Gjykatë që në gusht të vitit 2020, pasi i kishin ulur pagat për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit. Ata kërkuan shfuqizimin e vendimit të bortit.

Çështja të tilla duhet të shqyrtohen në gjykatën e arbitrazhit por në mungesë të një ligji kompetent për çështje të tilla është gjykata Civile.

Ndërkohë sot në Rinas kanë nisur fluturimet e para pas pezullimit 2 ditor që u bë për shkak të grevës së kontrollorëve, të cilët firmosën paaftësinë e përkohshme për punë, ndërkohë që kërkuan rikthimin e pagës së tyre në normalitet. Dje, kontrollorë erdhën nga Turqia dhe nga Greqia, ndërsa sot një pjesë e tyre janë larguar pas rikthimit të shqiptarëve në krye të detyrës.

I gjithë bllokimi ndodhi ditën e mërkurë në orët e para të mëngjesit. Për situatën e krijuar policia ka arrestuar tre kontrollorë të trafikut ajror, kreun e sindikatës, Armando Fezga, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini, pas kallëzimit në Prokurori nga shoqëria “AlbControl”, si nxitës të bllokimit të punës në Rinas. Ndërkohë që kryeministri ka akuzuar dyshen “Meta&Berisha” se duan të destabilizojnë vendin, ndërsa kreu i shtetit që ditën e protestës ka kërkuar auditim nga KLSH-ja.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata civile protesta e kontrolloreve ne rinas gjykata civile protesta e kontrolloreve ne rinas

Sondazh

Poll