Aktualitet

Një mijë euro për t’i çuar në Tiranë, kapet 20-vjeçari në Kakavijë me 5 emigrantë në makinë

9 Prill 2021, 10:49 Nga DOSJA
Një mijë euro për t’i çuar në Tiranë,

GJIROKASTER- Një 20-vjeçar nga Tirana është arrestuar në Peshkëpi pasi është kapur në flagrancë me 5 emigrantë të paligjshëm në makinën e tij. Ai po i kalonte drejt Tiranës për një fitim prej 200 euro për person.

NJOFTIMI I PLOTE: 

Kakavijë
Goditet një tjetër rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, bie në pranga 20-vjeçari. Sekuestrohet një automjet dhe një aparat celular. Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX-it dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 20 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në afërsi të fshatit Peshkëpi, duke transportuar me automjetin tip “Ford”, 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet i riu ne kakavije arrestohet i riu ne kakavije

Sondazh

Poll