Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Pas dy ditësh bllokimi! Sot rifillojnë fluturimet, rikthehet normaliteti në Aeroportin e Rinasit (LISTA & ORARET)
9 Prill 2021, 06:04Nga DOSJA
TIRANË– Ditën e sotme është ngritur avioni i parë me pasagjerë nga Aeroporti i Rinasit, pas më shumë se 48 orësh bllokim. Pas mbërritjes në vend të kontrollorëve turq dhe grekë që do të asistojnë kompaninë deri në mbylljen e hetimeve dhe zbardhjen e çështjes që çoi në bllokimin e trafikut për më shumë se 24 orë, rinisin fluturimet.
Sot ka nisur normalisht puna dhe aktualisht po vijojnë me Check in udhëtarët për në Bolonja dhe Bruksel. Fluturimet e para që parashikohen të bëhen paraditen e sotme, të konfirmuara dhe nga TIA janë ai me Bolonjën e Italisë apo me Brukselin.
Lajmin për rikthimin e normalitetit e ka bërë edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ku shkruan se sot në orën 09:00 shënohet dhe fundi i krizës së bllokimit të punës nga greva e kontrollorëve të AlbControl. “Duke filluar nga ora 09:00 e ditës së sotme, operimet në aeroportin e Rinasit dhe në hapësirën ajrore shqiptare kthehen në normalitet“, ka shkruar Balluku.
Ndërkohë që ditën e djeshme, linja Tiranë-Dubai dhe anasjelltas funksionoi nëpërmjet aeroportit të Podgoricës dhe pasagjerët u çuan dhe u morën prej andej nga vetë autoritetet aeroportuale shqiptare.
I gjithë bllokimi ndodhi ditën e mërkurë në orët e para të mëngjesit, kur kontrollorët e trafikut ajror vendosën të bënin një grevë duke lënë kështu vendin e punës bosh. Për situatën e krijuar policia ka arrestuar tre kontrollorë të trafikut ajror, kreun e sindikatës, Armando Fezga, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini, pas kallëzimit në Prokurori nga AlbControll,si nxitës të bllokimit të punës në Rinas.
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka si lajm të parë rinisjen e fluturimeve në aeroportin e Rinasit....
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, gjatë di...
TIRANË- Kryeprokrurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj i ka reaguar live liderit të opozitës, Lulzim Bashës në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në New...
TIRANË– Ish-drejtori i buxhetit të KLSH-së, Azmi Stringa ka publikuar prokurimet e Albcontrol. Në një status në profilin e tij në Facebook, Stringa s...
TIRANË- Drejtuesja e programit të vaksinimeve Erida Nelaj, ka bërë të ditur ditën e sotme se në programet e vaksinimit në vend do të futen në listat priori...
TIRANË- Sondazhi i katërt kombëtar i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze të sondazheve MRB, zbulojnë këtë prirje vote të shqiptarëve ...
TIRANË- Dy mbikëqyrësit Armando Fezga me Muhin Mezinin dhe kontrollorja e turnit Flora Ndreca janë tre kontrollorët e arrestuar nga policia me akuzën e shp...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat ditore të të vaksinuarve në vend. Me anë të një postimi në ...
TIRANË- Aeroporti Nënë Tereza në Rinas ka publikuar mbrëmjen e sotme listën e fluturimeve ditën e nesërme. Në një postim në Facebook, TIA shkruan se orarer...
TIRANË– Ish-drejtori i Aviacionit Civil Petrit Sulaj, është shoqëruar në polici. Mësohet se Sulaj ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë, ku po merret n...