Basha: Kur të marr pushtetin nuk do të përdorë pandeminë dhe vaksinat për propagandë
8 Prill 2021, 19:53Nga DOSJA
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha thënë se kur të vendoset si Kryeministër nuk ka për ta përdorur asnjëherë pandeminë dhe vaksinat për propagandë. Në një intervistë për “Real Story” në News 24, Basha ka thënë se njerëzit e kanë kuptuar se nuk mund t’i bësh për budallenj dhe se Rama nuk e ka marrë asnjherë seriozisht pandeminë. Basha gjithashtu ka ngritur problemin e mijra personave të cilët janë futur në borxhe për të shëruar të afërmit e tyre nga infektimi i Covid-19, si dhe për këtë Basha tha se e ka fajin Rama.
“Edi Rama do iki me 25 prill. Ata njerëz që dalin aty janë paralajmërimi që Edi Rama do të largohet masivisht me 25 prill ndërsa unë me marrjen e pushtetit me marrje ne përgjegjësive të kryeministrit garantoj as pandeminë as vaksinat nuk do t’i përdor për fushatë, apo propagandë.
Njerëzit e kanë kuptuar, nuk mund t’i bësh njerëzit për budallenj. Njerëzit e kanë kuptuar që këta, kemi ardhur në këtë pikë sepse ky kryeministër nuk e ka pasur për asnjë sekond seriozisht luftën kundër Covid-it. Edhe kur katër muaj pas propozimit tonë e pranoi rimbursimin si koncept, faktikisht nuk ka dhënë para për të paguar faturat e kripura të cilat… Cili është problemi? Në këtë mënyrë po fshihen kursimet e atyre që kanë pasur kursime ndërsa shumica e familjeve që po i kurojnë njerëzit e tyre në shtëpi po zhyten në borxhe. Dhe programi ynë për fat të keq, në këto kushte duhet t’i japë përgjigje dhe këtij problemi. Në momentin që flasim, ka më shumë se dy javë që ekspertët tanë të financave, ekspertët tanë të shëndetit publik që bëjnë kalkulimet e vërteta, jo ato shifrat e rreme që jepen, me ndihmën edhe të ekspertëve të huaj që na kanë qëndruar pranë, me këshillë profesionale po shohim çfarë mund të bëjmë dhe çfarë do të bëjmë pas 25 prillit për të rimbursuar në mos plotësisht, të paktën pjesërisht dhjetëra, mijëra familje që janë zhytur në borxh për të kuruar veten e tyre apo të dashurit e tyre. Por ndërkohë ka dhjetëra, mijëra familje të tjera që janë zhytur në borxh dhe nuk dinë nga t’ia mbajë. Dhe atyre duhet t’ia them sot që më 25 Prill vota për ndryshim do të thotë votë për një qeveri që paratë i buxhetit nuk do ti çojë më, edhe në kohë pandemie, në një grusht njerëzish, por do ti çojë te prioritetet kryesore që janë shëndeti, ekonomia, punësimi dhe dalja nga kriza 8 vjeçare, stanjacioni 8 vjeçar i kësaj qeverie që është edhe problemi kryesor i vendit.
Që ne kemi një ekip ekspertësh të fushës sepse po të shikoni ata kanë munguar në krah të qeverisë dhe kanë qenë kryesisht në debat me qeverinë. Fusha është epidemia, pandemia, pra, sëmundjet infektive, të cilët na kanë siguruar ekspertizë me lidhjet e tyre europiane, sikundër kemi siguruar përmes lidhjeve tona me institucionet europiane, katër ekspertë perëndimorë që po asistojnë programin tonë, ekipin tonë, në mënyrë që qeverisja e ardhshme të jetë në gjendje të përballë me shpejtësi, sfidën e sigurimit të vaksinave, të çertifikuara nga Bashkimi Europian, për të vaksinuar popullsinë,” tha Basha.
(I.A/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË- Kreu i PD, Lulzim Basha i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në NeWs24 ka treguar 3 detyrat që do të bëjë në qeveri për procesin e v...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se komania që është distributore e vaksinave kineze në Turqi me të cilën ka bërë edhe kontratën u kishte vën...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në studion e emisionit “Real Story”, në “News 24”, foli për vaksinat dhe pandeminë në tërësi.Ai t...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka debatuar me analistin Skënder Minxhozi për shkak të fushatave elektorale. I ftuar në “Real Story”,Minxhozi e ka akuza...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është tmerruar nga karakteri i tij dhe i ish-kryeministrit Sali Berisha. I ftuar n...