Politike

Rama tregon bisedën me distributorin turk të vaksinave kineze: Hap aeroportin se nuk t’i mbaj dot, do i nis diku tjetër

8 Prill 2021, 19:49 Nga DOSJA
Rama tregon bisedën me distributorin turk të vaksinave kineze: Hap

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se komania që është distributore e vaksinave kineze në Turqi me të cilën ka bërë edhe kontratën u kishte vënë ultimatum pas mbylljes së aeroportit të Rinasit.

I ftuar në “Log”, Rama tha se kompania i kishte thënë se nëse nuk ishte i gatshëm t’i merrte vaksinat, do t’i niste në një tjetër vend, pasi ka të tjerë që presin dhe ngarkesa nuk mund të qëndronte pezull.

Kompania që na furnizon ne në bazë të kontratës na thoshte se nuk i mbaj dhe do i nis diku tjetër ju do të prisni një javë sepse ka të tjerë që presin. Mund të gjendeshin mënyra tjera por në atë moment nuk kishim zgjidhje ne e kishim të qartë që nëse na ndodh duhej që brenda 48 orësh të hapnim aeroportin pasi në kushte normale mund të ndodhte që të zgjaste deri në 10 ose 15 ditë,”- tha Rama.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll