Politike

“Po i merr njerëzit më qafë”/ Basha-Minxhozit: Dil shiko urbanet e kafenetë

8 Prill 2021, 19:38 Nga DOSJA
“Po i merr njerëzit më qafë”/ Basha-Minxhozit: Dil

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka debatuar me analistin Skënder Minxhozi për shkak të fushatave elektorale. I ftuar në “Real Story”,Minxhozi e ka akuzar Bashën për njerëzit që po thërret nëpër fushata elektorale, duke i thënë se po i merr njerëzit më qaf me takimet që po bën.

Ndërkohë që nga ana tjetër, Basha i është përgjigjur Minxhozit se u ka bërë thirrje të gjithë njerëzve që të mbajnë maska dhe të ruajnë distancën nëpër fushatat që po bën. Basha gjithashtu ka theksuar edhe situatën nëpër urbane dhe lokale shumë njerëz nuk i respektojnë masat anti-Covid.

Intervista:

Basha: Detyra ime është t’iu bëj thirrje të mbajnë maska, distancë, dhe e bëj rregullisht. Detyra ime është që këto grumbullime mos t’i kthej në mitingje, ndaj unë i përshëndes dhe vijoj menjëherë me agjendën time. Ndaj dhe siç e keni parë fjala ime nuk zgjat në takime. Mjerimi ka arritur propocione të paimagjinueshme. Prje më shumë se 3-4 vitesh unë jam në mënyrë konstante edhe në shtëpitë e tyre dhe shoh që ekonomia e tyre është në pikën më të ulët për një kohë të gjatë. Kjo ka çuar në plagë të tjera, si rritja e emigracionit, mundësia për të blerë ushqime.

Minxhozi: Nëse unë sëmurem gjatë takimit me Covid, çfarë më thoni ju? Kërkoni vota në këmbim të infektimeve?

Basha: Jo, takimet e mia janë të planifikuara anti-Covid.

Minxhozi: Aty vetëm anti s’ka, Covid po.

Basha: Problemi më i madh i Shqipërisë është se duan ndryshimin, duan ta largojnë një orë e më parë Edi Ramën. Nuk e kam fjalën vetëm për demokratët, por edhe për socialistët, që vijojnë të shërbejnë akoma, dhe që duan ndryshimin. Kriza në të cilën është futur vendi këto 8 vite i ka bërë njerëzit të mos durojnë më. Në të gjitha aktivitetet që planifikojmë, ne respektojmë me rigorozitet masat anti-Covid. Nëse Rama do ta kishte shqetësim Covid-in, dil e shiko urbanet, kafet. Nuk është shqetësim i Ramës Covid-i. Shqetësimi i Ramës është të zhvendosë vëmendjen. Rama ka kthyer në lajtmotiv të fushatës së tij sulmet ndaj opozitës. Përgjigja ime është dhe mbetet e njëjta, ne marrim të gjitha masat, unë iu bëj thirrje mbështetësve të respektojnë masat, e shkurtoj masivisht kohën e kontaktit me ta.

Minxhozi: Shëndeti mbi të gjitha.

Basha: Kjo ka qenë moto, që unë e di edhe vetë dhe jam drejtuar me plane konkrete.

Minxhozi: Ç’më duhet mua ai takim, unë u sëmura? Nëse çmimi është një Covid party, atëherë dakord.

Basha: Çmimi është vetëm një, me Edi Ramën pandemia arriti majat. Padurimi është i madh.

Minxhozi: Frenoje atë padurim, se po i merr në qafë.

Basha: Keni të drejtë të jeni spektik, por duhet të më dëgjoni përgjigjen.

Minxhozi: Ju dëgjova.

Basha: Edi Rama do të ikë më 25 prill.

Minxhozi: Po ç’lidhje ka?

Basha: Unë të garantoj që pas 25 prillit nuk do t’i përdor për fushatë as vaksinat, as pandeminë.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha skënder minxhozi zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha skënder minxhozi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll