Politike

Meta: Kam një lajm të zi për ata që s’e duan demokracinë, situata e aeroportit ishte shpikje, provokim për mua që të b

8 Prill 2021, 19:46 Nga DOSJA
Meta: Kam një lajm të zi për ata që s’e duan

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se ka një lajm të zi për të gjithë ata që pretendojnë që zgjedhjet e 25 prillit të mos bëhen.

I ftuar në “Çim Peka Live”, Meta tha se çështja e aeroportit të Rinasit ka qenë e gjitha e inskenuar dhe një provokim nga ana e qeverisë në mënyrë që Presidenti të binte pre e tyre. 

“Është një provokim ndaj Presidentit me qëllim që të bjerë në një lojë çiliminjsh të papërgjegjshëm siç ishte historia e aeroportit që ka sajuar. Çështja e aeroportit është një shpikje. Do shikoni edhe lojëra në vijim se dhe unë kam një lajm të zi për të gjithë ata që nuk e duan demokracinë se zgjedhjet e 25 prillit do të mbahen. Më 25 prill, askush nuk do ketë shans të tjetërsojë vullnetin e popullit. Qytetarët shqiptarë nuk do të lejojnë që vendi i tyre te shkoje ne greminë, shqiptarët me zgjedhjet e 25 prillit, do bëjnë ‘restart’ të demokracisë dhe të vendit të tyre. Zbatimi i Reformës në Drejtësi, është kthyer në ‘Ramaformë’. Çdo ndryshim i Reformës do ndodhi në Parlament dhe me partnerët tanë ndërkombëtare dhe derisa të ndodhi kjo do zbatohet legjislacioni aktual. Çkapja e shtetit dhe e Reformës në Drejtësi do të ndodhi në 25 prill, kjo është e padiskutueshme,”- tha Meta ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll