Politike

Mori informacione nga Inteligjenca? Rama tregon burimet në Rinas: E di si funksionon mendja e Ilir Metës kur hëna është pë

8 Prill 2021, 19:28 Nga DOSJA
Mori informacione nga Inteligjenca? Rama tregon burimet në Rinas: E di si

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka pasur informacione nga Inteligjenca, për protestën e punonjësve të Albcontrol. I ftuar në “Log”, Rama tha se e kuptoi dhe inteligjencë natyrale. 

Ai shtoi se kupton se si funksionon mendja e Presidentit Ilir Meta kur hëna është përmbys dhe se kur pa që Meta priti kontrollorët, tha që u kuptuan përçapjet e tij.

“S’ka nevojë të kesh informacione inteligjence. Mjafton një inteligjencë natyrale për të njohur se si funksionon mendja e Ilir Metës kur hëna është përmbys. Kjo periudhë e hënës përmbys po i zgjat për një periudhë anormale për ciklet e tij të përmbysjes së hënës dhe nuk ka nevojë për të pasur shërbime inteligjente për përçapjet që bën Presidenti me kontrollorët. Se ç’punë ka presidenti që pret kontrollorët, që ka mes tij dhe kontrollor edhe një leshko, leshko, po tamam leshko. Meta e tha vetë. Bëri një nga ato të tijat, një shitje dhe blerje që në fund janë shitblerje. Ne nuk kishim informacion se do plaste, por kishim qartësisht arsyen për të qenë të përgatitur,”- tha Rama.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ilir meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll