Politike

Rama: Do ulesha në gjunjë tek dera e Pfizer nëse nuk do mi jepnin vaksinat, e mendoni dot Lulin?

8 Prill 2021, 19:38 Nga DOSJA
Rama: Do ulesha në gjunjë tek dera e Pfizer nëse nuk do mi jepnin

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të ishte i aftë të ulej edhe në gjunjë në derën e kompanisë, nëse nuk do t’i jepnin vaksinat e Pfizer. I ftuar në ‘Log’, Rama tha se ai do ta bënte këtë gjë dhe nuk do të lëvizte nga kompania pa i marrë dozat.

Me humor, kryeministri shtoi se nuk e imagjinonte dot nëse kryedemokrati Lulzim Basha do ta bënte këtë gjë. Madje tha se Bashën mund ta zinte gjumi.

Unë nuk mbaj shënime për ato që dëgjoj dhe ato që kuptoj në prapaskenat me marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Shtetet e di si janë. Janë njësoj si rrinin njerëzit dikur që prisnin autobusin e unazës dhe futeshin dikur të gjithë menjëherë. Nëse ne nuk do ishim, kjo punë nuk do kishte ndodhur. Ne kemi nevojë akoma për shumë doza. Me logjikën e kontrollorëve unë nuk e di çfarë do bëja këtu në emër të stresit. Karakteri nuk transferohet. Këtu janë njerëz që punojnë ditë natë me këtë punë. Unë, Ogerta dhe Arbeni. Unë kam qenë maja e trekëndëshit që kam çarë sa kam mundur dhe ata kanë bërë pjesën tjetër. Unë do ulesha në gjunjë aty te dera dhe do thoja nuk iki, atje te Pfizeri….nëse nuk do mi jepnin vaksinat. E mendoni ju Lulin të ulet në gjunjë dhe duke thënë nuk iki. Lulin e zë gjumi aty,“- tha Rama ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll